Arkiv-Lajme të përditësuara

Dhunohet e grabitet në banesë Babai i Teqesë, djali dhe dy mbesat

Postuar në 06 Tetor, 2014 06:02

GJIROKASTER - Babai i Teqesë së Shtëpëzit në Gjirokastër, Alim Saraçi, së bashku me 4 pjesëtarët e familjes së tij janë dhunuar dhe grabitur në banesën e tyre.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mësohet se 5 persona kanë hyrë në banesën që ndodhet pak metra larg Teqesë së “Baba Hasanit” ku ai shërbente. Teksa kërkonin paratë dhe sendet me vlerë, grabitësit të maskuar dhe armatosur kanë ushtruar dhunë fizike karshi pjestarëve të familjes Saraçi.

Korçë, sanitarja denoncon kreun e komunës për ngacmim seksual

Postuar në 06 Tetor, 2014 05:59

KORÇË - Kreu i komunës Libonik në Korçë, Petrit Kupe, është denoncuar në polici për ngacmim seksual nga një sanitare në një prej shkollave te fshatit Drithaz.

Shtetasja M. Shuli fillimisht denoncimin e ka berë në media, pastaj e shoqëruar nga të afërmit ka shkuar në komisaritin e policisë për të kryer proceduar e nevojshme. Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga ana e kryekomunit te Libonikut lidhue me këtë rast.

Deportohet nga Greqia zyrtari i dënuar për shpërdorim detyre

Postuar në 06 Tetor, 2014 05:58

TIRANE - Një zyrtar 36 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është deportuar nga Greqia pasi ishte i dënuar me 3 vite burg për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.

Sipas policisë, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës u deportua nga shteti grek Hydajet Gjonpapaj banues në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, pasi gjatë rregjistrimit në sistem rezultoi i shpallur në kërkim me kartelë të "Kuqe".

Vijon shembja e objekteve pa leje aksione tek 'Oxhaku' e 'Don Bosko'

Postuar në 06 Tetor, 2014 05:56

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon edhe sot aksionin në kryeqytet për prishjen e objekteve pa leje. Siç bëhet e ditur nga INUK, aksioni ditën e sotme është përqëndruar në zonën e “Oxhakut”, ndërsa paralelisht, vijon shembja e ndërtimeve pa leje edhe në zonën e “Don Boskos”.

Prej ditësh, INUK vijon aksione në kryeqytet për prishjen e të gjitha objekteve që kanë zënë në mënyrë abuzive hapësirat dhe territoret publike.

Berat, pranga kirurgut, ngacmoi seksualisht pacienten 20-vjeçare

Postuar në 06 Tetor, 2014 05:55

BERAT- Një mjek kirug i spitalit të Beratit është arrestuar dhe ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “arrest shtepie” pasi është akuzuar nga një 20 vjeçare, paciente e tij, për ngacmim seksual.

I arrestuari është mjeku, Artan Sula, 51 vjeç, ndërsa denoncimi është bërë nga shtetasja me iniciale A.B nga fshatrat e Beratit. Kjo e fundit ishte pacientja e 51 vjeçarit, teksa prej kohësh mjekohej nga ai pas një problemi shëndetësor.

Ndiqej nga policia,i kërkuari përplas për vdekje një vajzë 2-vjeçare

Postuar në 05 Tetor, 2014 12:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur para dy ditësh pranë zonës së Babrrusë në kryeqytet, ku një person që po ndiqej nga policia ka dalë nga rruga duke përplasur një vajzë 2-vjeçare e cila ishte duke luajtur. 

Lezhë, furgoni i mallrave përplas veturën, plagosen tre persona

Postuar në 05 Tetor, 2014 10:52

LEZHE - Një furgon mallrash është përplasur më një autoveturë në aksin rrugor Lezhe-Kurbin, në afërsi të Shënkollit.

Burime paraprake bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të bluzave te bardha.

Ende nuk dihen shkaqet këtij aksidenti, teksa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethnave të këtij aksidenti.

Vidhnin makina tek "Unaza e Re" duke sharruar dyert, 3 në pranga

Postuar në 05 Tetor, 2014 09:26

TIRANE - Policia e Tiranës, në kuadër të operaciont të koduar “Sharra” ka arrestuar në flagrancë 3 persona të cilët vidhnin automjete në zonën e “Unazës së Re” në kryeqytet.

Në pranga kanë rënë Klajdi Çelako 35 vjeç, Guxim Treshnjeva 39 vjeç që të dy të lindur në Bajram Curri dhe banues në Tiranë, të dënuar dhe më parë për vjedhje si dhe Ramazan Poga 25 vjeç lindur në Has dhe banues në Tiranë.

Pogradec, aksioni i INUK, objektet e prishura "pluskojnë" mbi liqen

Postuar në 05 Tetor, 2014 06:55

POGRADEC - Aksioni i rradhës së INUK për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë bregut të liqenit të Pogradecit ka lënë pas një pamje zhgënjyese. Pirgje dherash, betoni dhe inerte pluskojnë mbi ujë duke i humbur identitetin vijës liqenore.

Prishja, e cila në këtë fazë u fokusua tek ndërtimet pa leje të ngritura përgjatë bregut ka bërë që të paktën 20 objekte në komunën e Hudenishtit të lihen të shkatëruara në pritje për tu pastruar dhe për ti rikthyer frymën liqenit.

Greqi, Alket Rizai plagos me thikë një të dënuar tjetër shqiptar

Postuar në 05 Tetor, 2014 06:52

GREQI - I burgosuri shqiptar Alket Rizai ka plagosur me thikë një të dënuar tjetër shqiptar, në burgun e Dhomokos në Greqi, pas një konflikti mes tyre.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke sipas të cilave, Rizai dhe dy të burgosur të tjerë, në orët e vona të së shtunës, kanë plagosur me thikë të improvizuar në këmbë një shqiptar tjetër të dënuar në burgun e Dhomokos.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara