Pogradec, aksioni i INUK, objektet e prishura "pluskojnë" mbi liqen

POGRADEC - Aksioni i rradhës së INUK për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë bregut të liqenit të Pogradecit ka lënë pas një pamje zhgënjyese. Pirgje dherash, betoni dhe inerte pluskojnë mbi ujë duke i humbur identitetin vijës liqenore.
Prishja, e cila në këtë fazë u fokusua tek ndërtimet pa leje të ngritura përgjatë bregut ka bërë që të paktën 20 objekte në komunën e Hudenishtit të lihen të shkatëruara në pritje për tu pastruar dhe për ti rikthyer frymën liqenit.
Për disa ditë rradhazi INUK ka zhvilluar përgjatë aksit rrugor Lin-Pogradec një aksion intensiv me qëllim prishjen e ndërtimeve pa leje në bregun e liqenit të Ohrit, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet mes punonjësve të inspektoriatit dhe pronarëve të disa objekteve.
Një rast i rëndë u shënua në një prej lokaleve ku kati i 3-të ishte pa leje dhe përpjekja e pronarit për ta prishur vetë u shndërua në një ngjarje fatale ku një person humbi jetën.
Kjo Ka sjellë edhe reagimin e komunës ,e cila i ka kërkuar zyrtarisht INUK që të mos lejojë prishjet nga vetë pronarët. Aksioni i INUK pritet të vijojë në një fazë tjetër përgjatë pjesës së mbetur të vijës liqenore.
Add new comment