Berat, pranga kirurgut, ngacmoi seksualisht pacienten 20-vjeçare

BERAT- Një mjek kirug i spitalit të Beratit është arrestuar dhe ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “arrest shtepie” pasi është akuzuar nga një 20 vjeçare, paciente e tij, për ngacmim seksual.
I arrestuari është mjeku, Artan Sula, 51 vjeç, ndërsa denoncimi është bërë nga shtetasja me iniciale A.B nga fshatrat e Beratit. Kjo e fundit ishte pacientja e 51 vjeçarit, teksa prej kohësh mjekohej nga ai pas një problemi shëndetësor.
Sakaq dy ditë më parë ajo ka bërë denoncimin në polici. Menjëherë pas denoncimit të 20 vjeçares policia e Beratit është vënë në levizje, teksa ka prangosur kirurgun 51 vjeçar, ndërsa në të njtën kohë gjykata ka vendosur edhe masën e arrestit karshi tij.
Ndërkohe denoncuesja vijon të merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje. Policia në pyetje po merr edhe kolegët e 51 vjeçarit, ndërsa kanë nisur hetimet për të pare nëse ka raste te ngjashme në këtë spital.
Add new comment