Arkiv-Lajme të përditësuara

Tiranë, 35-vjeçari vdes në aksident me motor, kthehej në Shkodër

Postuar në 05 Tetor, 2014 06:49

TIRANE - Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrethrrotullimin e Kamzës. Si pasoje e humbjes së kontrollit të motorit, ka mbetur i vdekur 35-vjeçari me iniciale I.R. Sipas policisë, 35-vjeçari ishte nga qyteti i Shkodrës dhe po kthehej sot në mëngjes për në qytetin e lindjes.

Motori ishte 125 cc dhe drejtuesi i mjetit mund të këtë rrëshkitur si rezultat i kushteve atmosferike.

Elbasan, arrestohet 24-vjeçari iu gjetën 15 kallëpe tritol e 6 kg eksploziv

Postuar në 05 Tetor, 2014 04:43

– Arrestohet nga policia shtetasi Marenglen Musaj, 24 vjeç. Arrestimi pasi akuzohet për tregtim dhe mbajtje të lëndëve plasëse dhe kultivim të bimëve narkotike.

Vritet me 10 plumba 50-vjeçari. I riu: Më ofendoi para të gjithëve

Postuar në 05 Tetor, 2014 04:29

SHKODER - Konfliktet dhe debatet e shpeshta për një sasi lekësh kanë përfunduar mëngjesin e kësaj të diele me vrasje në qytetin e Shkodrës. Dedë Xhakaj, 50-vjeç u ekzekutua me 10 plumba pistolete nga 20-vjeçari Ilir Hoxha pranë tregut të shumicës në Dobrac. Blutë e qytetit të Shkodrës arrestuan të riun, i cili deklaroi si motiv të krimit, faktin që 50-vjeçari e kishte “ofenduar rëndë në sy të të gjithëve”.

Gramsh/ Bien në pranga 24 vjeçari që tregtonte lëndë narkotike. Iu gjetën dhe 15 kallëpe tritol

Postuar në 05 Tetor, 2014 03:11

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë Marenglen Musaj për trafikim dhe tregëtim të lëndëve plasëse dhe kultivim të bimëve narkotike. 24 vjeçari është banor i fshatit Kishtë, në komunën Kuker të Gramshit. Musajt iu gjetën dhe sekuestruan 15 kallëpe tritol TNT 200 gr, 6 kg eksploziv amonit malor, gjithashtu pranë shtëpise së tij në fshatin Kishtë u gjetën edhe18 bimë kanabis sativa të mbjella nga Marengleni.

 

Shkodër/ Vritet tregtari 50-vjeçar, policia prangos autorin

Postuar në 05 Tetor, 2014 03:07

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mëngjesin e së dielës qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si ish-SMT-ja. Një person është qëlluar për vdekje rreth orës 08:00. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është Dedë Gjakaj rreth 50-vjeç, nga Malësia e Madhe. Mësohet se viktima ishte tregtar në tregun e shumicës së qytetit të Shkodrës. Pak minuta pas ngjarjes policia e Shkodrës ka mundur të identifikojë dhe të vërë në pranga autorin e vrasjes me emrin Ilir Hoxha dhe ka sekuestruar armen e krimit. 

KLSH: Skema e sigurimeve 'gropë'. Në 2013 s’u mblodhën 10 mld lekë

Postuar në 04 Tetor, 2014 14:02

Skema aktuale e sigurimeve shoqërore shfaq problematika pasi është krijuar një deficit në të ardhur me 622 milionë lekë. Pas auditit të realizuar nga KLSH në Institutin e Sigurimeve Shoqërore për periudhë 1 janar deri në 31 dhjetor 2013, ka rezultuar se nuk janë mbledhur 10 miliardë lekë. Sipas këtij auditi, rezultojnë të papërfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore në fshat 113,377.
 

Auditi i KLSH, ISSH: 10 mld lekët borxhe të pambledhura nga tatimet

Postuar në 04 Tetor, 2014 13:58

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka reaguar në lidhje me lajmin e bërë publik nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pas auditit të bërë, se nga skema e sigurimeve shoqërore përgjatë vitit 2013, nuk janë mbledhur 10 miliardë lekë, ose 99 milionë dollarë.

Sipas ISSH, shifra e bërë publike nga KLSH, i referohet borxheve për kontribute sigurimesh të pambledhura ndër vite nga tatimet. ISSH, thekson se në përgjithësi për vitin 2013, të ardhurat janë realizuar në masën 114%.

Më poshtë komunikata e plotë për shtyp e ISSH:

Mori ryshfet 45 mijë lekë, dosja e ish-gjyqtarit Pojanaku në gjykatë

Postuar në 04 Tetor, 2014 13:56

Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim kërkesën ndaj, ish-gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec Dhimitër Pojanaku 58 vjeç, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve”.  
 
Ai u arrestua në prill të këtij viti, pas kallëzimit të bërë nga një qytetare e Pogradecit, ku Pojanaku, ka marrë ryshfet 45 mijë lekë të reja, për një çështje.
 

Rrashbulli, dërgohet për gjykim dosja për ndërtimet e paligjshme

Postuar në 04 Tetor, 2014 13:55

Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj 7 zyrtarëve të komunës Rrashbull, të akuzuar për “shpërdorim detyre” në dhënien e lejeve të ndërtimit në brezin e rërës në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Nga hetimet e prokurorisë së Durrësit, rezulton se zyrtarët e komunës, të gjithë anëtarë të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Komunës, kanë dhënë leje në të paktën 16 praktika në mënyrë abuzive, duke shpërdoruar detyrën me veprime konkrete dhe me pasoja të rënda për territorin dhe mjedisin.

Festa e Kurban Bajramit kremtohet në mbarë vendin

Postuar në 04 Tetor, 2014 08:32

Festa e Kurban Bajramit është festuar edhe në qytete të tjera të vendit. Qindra besimtarë kanë falur mëngjesin e sotëm namazin, dhe kanë kryer ritet fetare. Qytetarët kanë uruar njëri-tjetrin për më shumë paqe dhe harmoni. Festimet në kuadër të kësaj dite kanë vijuar në të gjitha qytetet kryesore të vendit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara