Rrashbulli, dërgohet për gjykim dosja për ndërtimet e paligjshme

Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj 7 zyrtarëve të komunës Rrashbull, të akuzuar për “shpërdorim detyre” në dhënien e lejeve të ndërtimit në brezin e rërës në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Nga hetimet e prokurorisë së Durrësit, rezulton se zyrtarët e komunës, të gjithë anëtarë të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Komunës, kanë dhënë leje në të paktën 16 praktika në mënyrë abuzive, duke shpërdoruar detyrën me veprime konkrete dhe me pasoja të rënda për territorin dhe mjedisin.
Katër prej këtyre zyrtarëve, përfshirë edhe kryetarin e Komunës, janë hetuar në masë sigurie “arrest me burg”, të vendosur në muajin Korrik 2014. Prokuroria thotë se zyrtarët e komunës Rrashbull kanë konsumuar elementët e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës.
Ja cilët janë personat e akuzuar nga Prokuroria
1. Hysen Gashi, Kryetar i Komunës Rrashbull
2. Viktor Ndreka, Drejtues i Njësisë së Urbanistikës
3. Vasil Gjoni, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull
4. Sabri Troci, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull
5. Erifili Theollari, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull
6. Nevjana Isufi, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull
7. Fatjon Aliaj, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull
Add new comment