Auditi i KLSH, ISSH: 10 mld lekët borxhe të pambledhura nga tatimet

Postuar në 04 Tetor, 2014 13:58

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka reaguar në lidhje me lajmin e bërë publik nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pas auditit të bërë, se nga skema e sigurimeve shoqërore përgjatë vitit 2013, nuk janë mbledhur 10 miliardë lekë, ose 99 milionë dollarë.

Sipas ISSH, shifra e bërë publike nga KLSH, i referohet borxheve për kontribute sigurimesh të pambledhura ndër vite nga tatimet. ISSH, thekson se në përgjithësi për vitin 2013, të ardhurat janë realizuar në masën 114%.

Më poshtë komunikata e plotë për shtyp e ISSH:

Në respekt të punës suaj si dhe në kuadër të transparencës me publikun me lejoni t'ju sqaroj lidhur me një njoftim të ardhur sot me titull : ISSH, rreth 10 miliardë lekë ose 99 milionë dollarë kontribute të pambledhura në fund të vitit 2013 !

Të ardhurat në përgjegjësi të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitin 2013 janë realizuar në masën 114.4%. Të ardhurat nga të vetëpunësuarit në bujqësi janë realizuar në masën 110 %, nga sigurimi vullnetar në masën 101 %, ndërsa të ardhurat e tjera në masën 222 %. Shifra prej 9.9 milardë lekë janë borxhe për kontribute të sigurimeve të pambledhura ndër vite nga tatimet sic përmendet në pikën 2 të njoftimit për shtyp të dërguar nga KLSH-ja.” thuhet në komunikatën për shtyp

 

Comments

Submitted by lavdosh (not verified) on

<p>Nga numrat me duken ne rregull keta dhe qe kane bere pune te mire-edhe pse mbledhja e te ardhurave eshte problem kombetar per cdo gje (pagim taksash, faturash, detyrime). Edhe raporti i KLSH ishte ne rregull me te tjerat dhe nuk kishte gjetur gje. Me siguri mafiozi B Leskaj po i perdor raportet e KLSH-se per presione mafioze. Disa dite me pare Albpetroli u akuzua per dicka dhe doli qe shifra ishte e administrates se vjeter dhe KLSH-ja ja faturon te tashmes.</p><p>A nuk duhen pare keto?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.