Arkiv-Lajme të përditësuara

Paraburgimi i Vlorës s’ka ambiente për gratë, Zoto: Do të investojmë.

Postuar në 01 Tetor, 2014 13:54

Ambientet e paraburgimit të Vlorës nuk parashikojnë dhoma për gratë. Ky problem shqetësues është pranuar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto gjatë një takimi që zhvilloi sot në ambientet e paraburgimit në Vlorës.
 
Zoto u njoh nga afër edhe me kushtet në këtë godinë, teksa shtoi se ato janë bashkëkohore, por garantoi se investimet do të vijojnë.
 
Drejtoi u i burgjeve theksoi se është e rëndësishme që të burgosurit të përfshihen në sa më shumë aktivitete.
 

Banorët e Balzës 10 ditë pa energji protestojnë: Të riparohet defekti.

Postuar në 01 Tetor, 2014 13:53

Banorët e fshatit Balëz në Elbasan janë ngritur në protesta pasi kanë mbi 10 ditë pa energji elektrike. Mësohet se djegia e transformatorit i ka lënë pa drita dhe ende nuk është bërë zëvendësimi me transformatorin e ri duke shkaktuar reagimin e banorëve.
 
Ata kanë kërkuar riparimin e menjëhershëm të transformatorit dhe kthimin e energjisë elektrike pasi janë pagues të rregullt të faturave.
 
Banorët ankohen se nuk plotësojnë dot nevojat më të domosdoshme dhe ushqimet i janë prishur, ndërkohë që bizneset po falimentojnë. 

Rama: I kthejmë Fierit lumin e ​Gjanicës, e pastrojmë nga ndërtimet.

Postuar në 01 Tetor, 2014 09:00

Kryeministri Rama në kuadër të projektit ‘Rilindja e qyteteve’ ka inauguruar paraditen e sotme fillimin e punimeve në qytetin e Fierit, ku ka paralajmëruar edhe pastrimin e lumit Gjanica nga ndërtimet.

Sipas tij lumi Gjanica në ditët e sotme është kthyer në burim të këqijash për qytetin e Fierit. Një nga masat e para për këtë lum është pastrimi i tij nga mbeturinat dhe së shpejti nga ndërtimet ka bërë të ditur Rama.  

Shpërdoroi detyrën, në pranga kryetari i Komunës Ksamil.

Postuar në 01 Tetor, 2014 08:58

Policia e Sarandës ka vënë në pranga kryetarin e Komunës Ksamil  dhe shefin e Urbanistikës të kësaj komune.
 
Sipas policisë Besnik Abedini (kryetar i Komunës Ksamil)  dhe Fatos Malaj (shefi i Urbanistikës) janë arrestuar pasi akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës .
Këta zyrtarë në shpërdorim të detyrës kanë dhënë dhe lejuar zhvillimin e 15 lejeve ndërtimore në kundërshtim flgrant me ligjin për planifikimin e territorit. 

Akuza për korrupsion, shkarkohet prokurori i Pukës Pëllumb Prençi.

Postuar në 01 Tetor, 2014 08:56

U përfshi në skandalin e dhënies së drejtësisë në këmbim të parave në Gjykatën e Pukës, shkarkohet ish-drejtuesi i Prokurorisë në këtë rreth Pëllumb Prençi. Vendimi është marrë në unanimitet me 7 vota në Këshillin e Prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme, teksa Prençi aktualisht është person i pandehur dhe nën gjykim për “shpërdorim detyre” nga Gjykata e Shkodrës.
 

Pisli i kërkon falje Didit: Isha i dehur kur e kërcënova me gjakmarrje.

Postuar në 01 Tetor, 2014 05:06

“Isha i dehur kur kercënova me gjakmarrje drejtorin e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit”.

Kështu është shprehur Nuredin Pisli, i ati i Flamur Pislit, i cili pak muaj më parë akuzonte kryepolicin Artan Didi, si vrasësin e djalit tij, Flamur Pislit, gjatë një aksioni të policisë për lirimin e pengjeve nga një autobuz në Qafe-Krrabe, ngjarje e ndodhur në vitin 1999.

Didi fillimisht për këtë ngjarje u akuzua nga Partia Demokratike, nëpërmjet një daljeje për mediat, teksa pas saj, i ati i Flamurit, Nuredini do të shprehej se Didi, i ka gjakun borxh sipas Kanunit.

Kreu i shoqatës kërkon seks me jetimin 17-vjeçar, pritet arresti.

Postuar në 01 Tetor, 2014 05:04

Një kryetar i shoqatës së jetimeve është kapur nga kamerat e emisionit Fiks-Fare, teksa kërkon marrëdhënie seksuale me një adoleshent 17-vjeçar. Maksim Liço, që koordinon punën e shoqatës “Jetimet në fokus” kërkonte favore seksuale nga jetimët në këmbim të ndihmës për të përfituar statusin. Viktimë e prirjeve të tij seksuale ka rënë dhe një jetim seksual, të cilit shtetasi Maksim Liço, i kishte kërkuar të kryente marëdhënie seksuale.

Gjirokastër, grabiten të moshuarit maskat u marrin para e 1 unazë floriri.

Postuar në 01 Tetor, 2014 04:55

- Një çift të moshuarish ka rënë pre e maskave mbrëmjen se dielës në qytetin e Gjirokastrës. Thimio dhe Maria Cino ndodheshin në banesën e tyre kur dy persona me maska u kanë hyrë në shtëpi. Agresorët duke kërcënuar me armë çiftin e të moshuarve kanë mundur të marrin një sasi prej 27 mijë lekësh të reja dhe një unazë flori dhe më pas janë larguar.

Të moshuarit kanë venë në dijeni inspektorin e zonës për ngjarjen, teksa më pas ka nisur puna për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre. 

Llalla transferon prokurorët që po hetonin 3 deputetët e Kuvendit.

Postuar në 01 Tetor, 2014 04:54

Transferohen prokurorët që po hetonin tre deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Arben Ndokën, Astrit Veliajn dhe Pjerin Ndreun.

Lezhë, ndërhyrjet në shtratin e lumit Zadrimë shmangin përmbytjet.

Postuar në 01 Tetor, 2014 04:43

Zadrima e Lezhës tashmë nuk do të ketë më probleme përsa i përket përmbytjeve, kjo falë një investimi që po kryhet në hapjen dhe zgjerimin e Lumit Gjadër i cili ka qenë një gangrenë përsa i përket përmbytjeve në këtë zonë.
 
Falë një investimi të Qeverisë do të mundësohet ndërhyrja në shtratin e këtij lumi prej 20 km, ndërsa punimet e nisura 6 muaj më parë vijojnë me intensitet të lartë.
 
Drejtori i Bordit të Kullimit në Lezhë, Petrit Gjoni tha se me përfundimin e këtij investimi do të nisë punë edhe për hapjen e kanaleve të para kulluese në këtë zonë.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara