Lezhë, ndërhyrjet në shtratin e lumit Zadrimë shmangin përmbytjet.

Zadrima e Lezhës tashmë nuk do të ketë më probleme përsa i përket përmbytjeve, kjo falë një investimi që po kryhet në hapjen dhe zgjerimin e Lumit Gjadër i cili ka qenë një gangrenë përsa i përket përmbytjeve në këtë zonë.
Falë një investimi të Qeverisë do të mundësohet ndërhyrja në shtratin e këtij lumi prej 20 km, ndërsa punimet e nisura 6 muaj më parë vijojnë me intensitet të lartë.
Drejtori i Bordit të Kullimit në Lezhë, Petrit Gjoni tha se me përfundimin e këtij investimi do të nisë punë edhe për hapjen e kanaleve të para kulluese në këtë zonë.
Nga ana tjetër argjinatura e këtij lumi mund të jetë edhe një shëtitore dhe një zonë atraktive për banorët. Ky fakt është bërë i ditur nga kryekomunari i Dajçit Gjergj Doçi sipas të cilit tashmë projekti është gati dhe vetëm pret financimin e qeverisë.
Zadrima e Lezhës u përfshi nga përmbytje masive në fillim të këtij viti, pasi lumi Gjadër doli nga shtrati duke përmbytur mijëra hektarë tokë dhe dhjetëra shtëpi banimi.
Add new comment