Arkiv-Lajme të përditësuara
Itali, arrestohet 34-vjeçari shqiptar iu kapën 7.2 kg marijuanë.
Një shqiptar me shtetësi polake ka rënë në pranga të policisë italiane në San Dona, rajoni i Venecias, ndërsa iu sekuestruan 7.2 kg lënë narkotike e llojit marijuanë.
Policia italiane ka arrestuar, Arse Hoxhaj, 34 vjeç. Sipas policisë ai prej kohësh po vëzhgohej, ndërsa në një pyll pranë shtëpisë kishte fshehur lëndën narkotike. Hoxhaj u arrestua në flagrancë, ndërsa shkoi për të marrë lëndën narkotike.
Gjoba investitorit, në pranga drejtori i Inspektoratit të Mjedisit në Durrës.
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë drejtorin e Inspektoratit të Mjedisit në Durrës, G. Balla dhe vartësin e tij, E. Bejko, si dhe një eksperte kontabël.
Pas një hetimi të Prokurorisë Durrësit Balla e Bejko duke “përdorur” shtetasen D. Nikolla, kërkonin një “pagesë mujore” prej një investitori të huaj, në këmbim të lejimit të ushtrimit të qetë të aktivitetit të tij privat, me objekt përpunim dhe eksportim të mbetjeve plastike.
OSBE memorandum me bashkitë në Fier e Lushnjë për transparencë.
Prezenca e OSBE-së, me fonde të qeverisë italiane, ka ndërmarrë një projekt për të përmirësuar llogaridhënien dhe transparencën në bashkitë e Fierit dhe të Lushnjës dhe për të zvogëluar mundësitë për korrupsion.
Një mjet kyç në arritjen e këtyre objektivave do të jetë fuqizimi i ndërveprimit me shoqërinë civile.
Vizita e fundit,Rama: Faleminderit Fyles që mbështeti Shqipërinë.
Kryeministri Rama ka falënderuar përmes rrjetit social ‘Facebook’ Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Stefan Fylen pas vizitës së tij të fundit në Shqipëri.
“Faleminderit për të gjitha një komisioneri që e mbështeti fort Shqipërinë, të cilën e gjeti në një krizë të rëndë politike pas zgjedhjeve të vjedhura të vitit 2009 dhe e lë si një vend kandidat për Bashkimin Europian pas zgjedhjeve të lira e rotacionit normal të 23 qershorit”-shkruan Rama në rrjetin social.
Tiranë, ndahet nga jeta noterja e njohur, Shpresa Kurti.
Ndërron jetë në moshën 65-vjeçare noterja e njohur, Shpresa Kurti.
Ish-presidentja e Noterëve të Shqipërisë, e cila e mbajti këtë post për 10 vjet, u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hënë, pasi pësoi një hemorragji cerebrale.
SHBA, Nishani dekoron federatën "Vatra" me "Flamurin Kombëtar"
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë qëndrimit të tij në Neë York vlerësoi dhe nderoi në një ceremoni dekorimi kontributin e Federatës Pan-shqiptare të Amerikës "VATRA" me Medaljen e "Flamurit Kombëtar", si dhe dy personalitete të saj, Agim Karagjozi dhe Gjon Bucaj, me medaljen "Nderi i Kombit".
Në fjalën e tij Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi kontributin historik për çështjen shqiptare, atdhedashurinë dhe dëshirën tyre për të ruajtur ndër breza identitetin dhe frymën kombëtare në SHBA.
Vjedhja e thesarit, Elivar Golemi kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.
Pasi ka kaluar 23 ditë në paraburgim me vendimin e Gjykatës Penale të Tiranës si dhe Apelit, ish-inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.
Me anë të rekursit regjistruar këtë të hënë nga avokati i saj në gjykatën e Lartë, Golemi kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë lehtësuese.
Itali, dy vëllezër shqiptarë rrahin pronarët e lokalit, arrestohen.
Dy vëllezër shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kanë dhunuar pronarët e një lokali në Itali, pasi nuk donin që të paguanin disa prej pijeve që kishin konsumuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Savona të Italisë, ku dy vëllezërit shqiptarë, përkatësisht të moshave 24 dhe 29, me banim në Albissola Marina, kanë sulmuar e dhunuar pronarët e lokalit, dhe më pas janë larguar nga aty.
Nis prishja e 600 objekteve pa leje Rama:Çibanë të lejuar nga bashkia!
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur ditën e sotme një aksion për prishjen e objekteve pa leje, në zonën e Ali Demit në Tiranë. Mësohet se gjatë këtij aksioni, pritet të prishen rreth 600 objekte të jashtëligjshme, teksa aksioni i INUK, do të nisë në zonën e Ali Demit për të vijuar drejt qendrës së kryeqytetit.
Askioni është përshëndetur edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka cilësuar këtë si vijim të shkuljes së çibanëve, që sipas tij, janë lejuar të ndërtohen, nga neglizhenca e Bashkisë së Tiranës.
Vlorë, vijon shfrytëzimi i pyjeve pa kriter, drejtoria apel për masa.
Shfrytëzimi pa kriter i pyjeve është një problem edhe në qarkun e Vlorës, teksa ky fakt pranohet edhe nga drejtuesit e ndërmarrjes së shërbimeve pyjore në qytetin bregdetar.
Ata shprehen se për të parandaluar këtë fenomen po punojnë ngushtë me instancat vendore dhe ato të rendit.
Sakaq kjo drejtori në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit ka ndërmarrë një nisëm për pastrimin e pyjeve kur ato arrijnë moshën e shfrytëzimit.