Arkiv-Lajme të përditësuara

Vidhet banesa e Lubonjës, hajdutët i marrin 2 orë dore e disa sende

Postuar në 27 Shtator, 2014 14:56

Banesa e studiuesit dhe publicistit Fatos Lubonja është bërë pre e vjedhjeve ditën e djeshme. Ndërsa vetë publicisti ndodhet në Itali, hajdutët kanë hyrë në banesën e tij e cila ndodhet pas “Muzeut Kombëtar”, duke vjedhur dy orë dore, dhe disa sende.
 
Denoncimi i ngjarjes është bërë nga fqinja e Lubonjës, e cila sapo ka konstatuar vjedhjen i është drejtuar komisariatit numër 3 në kryeqytet.
 
Policia ndërkaq po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Lezhë, makina del nga rruga, humb jetën një foshnje, plagoset nëna

Postuar në 27 Shtator, 2014 14:54

Një foshnje 11-muajshe ka humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Lezhë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Mabë, rreth orës 18:35, kur një makinë ka dalë nga rruga.
 
Si pasojë e aksidentit fëmija 11-muajsh ka humbur menjëherë jetën, ndërsa e plagosur ka mbetur edhe e ëma e foshnjës Blerina Ndoca, 23 vjeç nga Puka, e cila drejtonte automjetin tip “Fiat” me targa AA 418 IS.
 
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.  

Pezullohen 37 kompani nafte dhe gazi.

Postuar në 27 Shtator, 2014 10:15

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka vendosur përmes një urdhri të pezullojë 20 për qind të kompanive që tregtojnë naftë dhe gaz me shumicë në tregun shqiptar. 

Përmes një njoftimi për shtyp Ministria e Energjetikës bëri të ditur se me propozim të Inspektoriatit Qendror Teknik 37 shoqëritë që shesin karburant nuk do të lejohen të ushtrojnë më aktivitetin e tyre. Sipas njoftimit, pezullimi është ndërmarrë për shkak se këto kompani kanë abuzuar me cilësinë e produkteve të tregtuara dhe nuk kanë respektuar detyrimet ligjore ndaj shtetit. 

Vlorë, tentuan të vidhnin me armë dy persona, në pranga autori i 4.

Postuar në 27 Shtator, 2014 09:07

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet për vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim. Krimet e Rënda në bashkëpunim me Strukturat e Komisariatit të Policisë gjatë operacionit të koduar “POKER” kanë vënë në pranga  Aldair Basho.
 

Zgjidhet kreu i Unionit të Gjyqtarëve Hoxha: Të hapur dhe jo më shkelje.

Postuar në 27 Shtator, 2014 09:05

Unioni i Gjyqtarëve, gjatë një mbledhjeje të kryer ditën e sotme, ka zgjedhur kryetarin e ri Gerd Hoxha. Gjithashtu gjatë mbledhjes janë zgjedhur dhe strukturat drejtuese të unionit.

Hoxha ka shërbyer më parë si gjykatës pranë dhomës penale të kryeqytetit dhe vjen në këtë post pas largimit të Ervin Metallës. Pas zgjedhjes dhe të strukturave drejtuese të unionit Hoxha u shpreh se Unioni do të jetë më pranë gjygjtarëve dhe i hapur për qytetarët.

Kuvendi i PD, Berisha:Të ndalojmë shtetin policor, të dalim në protesta.

Postuar në 27 Shtator, 2014 07:11

Ish-kryeministri Sali Berisha ka Kuvendi i PD-së iu bëri thirrje demokratëve se kjo është dita e përgjegjësi për tu përballur  me dyshen Rama-Meta që sipas tij po zëvendëson shtetin ligjor me atë policor dhe po cënojnë demokracinë. Sipas tij, ligji i ditës sot është tritoli, maskat dhe vrasjet kudo në rrugë.

Shpërdoroi detyrën, KLSH padit kryetarin e Komunës Golem, Aliu.

Postuar në 27 Shtator, 2014 07:09

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori kryetarin e komunës Golem  në Kavajë dhe ish krye-inspektoriatin e Inspektoriatit  Ndërtimor Urbanistik. Sipas KLSH-së këta dy persona i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 574 milionë lekë.

Nga auditi në Komunën Golem për periudhën janar 2012-dhjetor 2013 KLSH ka konstatuar një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore.

Avioni i Divjakës, Riformato: Takimi me Bajramin në hotel ishte rastësor.

Postuar në 27 Shtator, 2014 03:49

Prokuroria për Krime të Rënda vendos të zgjasë afatin hetimor ndaj pilotit italian Giorgo Riformato dhe të dyshuarve të tjerë të dosjes së avionit të Divjakës edhe për tre muaj. Ky vendim i prokurores Doloresa Musabelliu është firmosur nga të dyshuarit dhe avokatët mbrojtës, të cilët vazhdojnë të mbajnë qëndrim mohues për akuzat e ngritura.

Nga burgu, Arben Frroku: Njoh dëshmitarin, është Flamur Vladi.

Postuar në 27 Shtator, 2014 03:47

I akuzari për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, Arben Frroku ka zbuluar identitetin e dëshmitarit kyç që po bëhet shkak për shtyrjen e seancave në ngarkim të tij. Frroku shprehet se e njeh prej kohësh dëshmitarin, Fatmir Vladi, dhe se ky i fundit është penduar ndaj nuk paraqitet në gjyq. Sipas tij, Vladi është një person me të kaluar të errët.

Gramsh/Aksident i rëndë, makina del nga rruga, 3 të vdekur e një i plagosur rëndë

Postuar në 27 Shtator, 2014 02:56

Një aksident i rëndë me 2të vdekur është shënuar në Gramsh mëngjesin e sotëm. Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Bërsnik të Komunës Kodovajt. Një mjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe për pasojë 3 persona që udhëtonin me të kanë humbur jetën. Nga të dhënat e parabëhet me dije se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit. Për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, duke i marrë jetën 3 personave, dhe ku nje i katërt ka mbetur i plagosur rëndë. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara