Arkiv-Lajme të përditësuara

Elbasan, pranga 5 personave për shfrytëzim prostitucioni në hotel.

Postuar në 25 Shtator, 2014 04:04

Pesë persona, pjesë e një rrjeti të shfrytëzimit të prostitucionit në qytetin e Elbasanit, janë vënë në pranga nga policia.
 
Në saj të operacionit të koduar “Parku 2014” u arrestuan në flagrancë:
 
Pavlina K. 25 vjeç
Sali Gjini 54 vjeç
Ledion  Lato 24 vjeç
Marsel Roko 24 vjeç
Denis Canga 21 vjeç
 
Ata e ushtronin aktivitetin në hotelin “Grin Park” në lagjen Kongresi në Elbasan, ndërsa akuzohen për veprat penale shfrytëzim prostitucioni, mbajtje ambientesh për prostitucion, ushtrim prostitucioni dhe vjedhje. 

Vlorë, Gjykata: Burg 17-vjeçarit që plagosi me armë shoqen në shkollë.

Postuar në 25 Shtator, 2014 04:02

Arrest me burg ka vendosur gjykata e Vlorës për 17-vjeçarin A.Arshiaj, i cili plagosi pak ditë më parë bashkëmoshataren e tij me inicialet E.T në ambientet e shkollës së mesme “Hamdi Rrapi” në fshatin Gjorm. 

Lazarat,zbulohet arsenal armësh në zonën nga ku qëllohej policia.

Postuar në 25 Shtator, 2014 03:55

Policia e Gjirokastrës ka zbuluar një arsenal armësh në Lazarat. Gjatë operacionit të  Specialistëve të krimeve të Rënda dhe FNSH u sekuestruan 2 mitralozë të lehtë, 2 granata hedhës, 3 kallashnikovë, 2 pushkë, 4 granata, dhe 7 mijë fishekë.
 
Mësohet se armët u gjetën të fshehura në dyshemenë e një banese të vjetër, në lagjen Depo e Ujit në fshatin Lazarat.
 
Pikërisht në këtë zonë ishte i përqendruar edhe sulmi me armë ndaj policisë ditët e para të operacionit anti-kanabis ne Lazarat.

Itali, shqiptari vret me thikë bashkëshorten

Postuar në 25 Shtator, 2014 02:48

Një 44-vjeçar shqiptar ka vrare me thikë gruan e tij. Media italiane bën me dije se ngjarja ndodhi në banesën e çiftit shqiptar në Xhenova. Viktima rreth 30 vjeç është goditur me thikë në zemër dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Çifti shqiptar kishte 2 fëmijë të cilët ishin në gjumë kur ndodhi ngjarja. Pas vrasjes së bashkëshortes, 44-vjeçari shqiptar identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka lajmëruar policinë.  Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një zënke mes çiftit. Policia ka arrestuar autorin nën akuzën për vrasje. 

Integrimi në BE, Bushati: Vitin tjetër presim datë për bisedimet.

Postuar në 24 Shtator, 2014 13:46

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati shprehet se Shqipëria e konsideron kërcënimin nga Shteti Islamik një të keqe jo thjesht për Lindjen e Mesme, por për mbarë njerëzimin dhe për këtë arsye Shqipëria që në momentin e shpërthimit të kësaj krize, në bashkëpunim me SHBA dhe aleatë të tjerë perëndimorë që janë pjesë e NATO-s, ka bashkëpunuar ka dhënë ndihmesën e saj në fushatën kundër këtij grupi.

Protestuan për rastin “Monstra” 10 shqiptarë të tjerë nën akuzë.

Postuar në 24 Shtator, 2014 10:42

10 shqiptarë të Maqedonisë janë nën akuzë pasi prokuroria ka ngritur padi penale për pjesëmarrje në protestën kundër rastit ‘Monstra’ që u mbajt më 4 korrik të këtij viti.

Prokuroria dorëzoi në gjykatë akuzën për dhjetë personat E.V, V.B, F.N, I.M, R.M, F.N, S.I, N.Xh, B.R dhe R.I, nën dyshimin se kanë qenë pjesë e numrit më të madh të njerëzve të cilët kanë marrë pjesë në trazirat para Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe Shkupi 2.

Armë dhe makina me xhama të zinj në Vlorë, ndalohen 19, arrestohet 1.

Postuar në 24 Shtator, 2014 06:54

Policia e Vlorës, gjatë një operacioni flagrant të koduar “Transparenca”, ka ndaluar 19 persona si dhe 9 automjete që lëviznin me xhama të zinj.

Gjatë këtij operacioni, ku është ushtruar kontroll në lokale, bilardo dhe pika bastesh, është arrestuar edhe një 30 vjeçar, të cilit i është gjetur një armë zjarri pistoletë. Në pranga ka rënë Henrik Hitaj, banues në Vlorë, i cili po lëvizte me automjetin e tij, tip “Benz E63” me targa  me xhama të zinj, si dhe me armë në çantën e krahut.

Mirditë,policia:250.000 lekë kush jep Info. për përdhunuesin e minorenes.

Postuar në 24 Shtator, 2014 06:52

Pas rreth një javë kërkimesh për 43-vjeçarin Luan Lleshaj i cili akuzohet se ka përdhunuar fqinjen e tij minorene, policia ka vendosur një shpërblim për ata që japin informacion rreth vendndodhjes së tij.
 
250 mijë Lekë të reja ka vendosur Policia në dispozicion të personit që do të japë informacion të nevojshëm për arrestimin e 43-vjeçarit Lleshaj.
 

Papa falenderon Shqipërinë në Shën Pjetër: Popull martir!

Postuar në 24 Shtator, 2014 06:51

Tre ditë pas vizitës së tij në Shqipëri, Papa Françeksu ka folur për vizitën e tij në vendin tonë të dielën 21 shtatorit, ku ka falenderuar të gjithë popullin shqiptar për mikpritjen e bërë, duke e cilësuar atë një popull martir. Këto deklarata Ati i Shenjtë i ka bërë në Udiencën e Përgjithsme me Ipeshkvinjtë në sheshin Shën Pjetër, e para që pas vizitës në vendin tonë. 

Në fjalën e tij, Ati i Shenjtë ka shprehur edhe mirënjohjen e thellë e vëllazërore për Ipeshkvijtë e meshtarët shqiptarë si dhe për qeverinë shqiptare, në pritjen dhe organizimin e vizitës së tij.

Korçë, arrestohet 26-vjeçari dyshohet për 7 vjedhje të ndryshme.

Postuar në 24 Shtator, 2014 02:30

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e djeshme një 26-vjeçar i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje në këtë qytet. Fillimisht Mirien Musollari është ndaluar pas vendimit të Gjykatës, pasi dyshohej vetëm për një vjedhje më 12 gusht të këtij viti në lokalin e shtetases Ç.S.
 
Por nga veprimet hetimore sipas policisë së Korçës rezulton se ky shtetas është edhe autor i 8 vjedhjeve të tjera.
 
Vjedhja e protofolit të shtetasit K. K, ndodhur në datën 12.08.2014
 
Vjedhja e protofolit të shtetasit L.L ndodhur në datën 23.08.2014,
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara