Mirditë,policia:250.000 lekë kush jep Info. për përdhunuesin e minorenes.

Pas rreth një javë kërkimesh për 43-vjeçarin Luan Lleshaj i cili akuzohet se ka përdhunuar fqinjen e tij minorene, policia ka vendosur një shpërblim për ata që japin informacion rreth vendndodhjes së tij.
250 mijë Lekë të reja ka vendosur Policia në dispozicion të personit që do të japë informacion të nevojshëm për arrestimin e 43-vjeçarit Lleshaj.
Një 13-vjeçare nxënëse e klasës së nëntë në Prosek të Mirditës ka rënë pre e abuzimit seksual të kryer nga fqinji i saj 43-vjeçar. Burime nga Policia e Mirditës kanë bërë të ditur se ngjarja është shënuar pasditen e 18 shtatorit në afërsi të banesave të tyre.
E mitura me iniciale S.D është marrë me dhunë nga fqinji i saj teksa po shkonte të ruante bagëtitë. Ai ka qëndruar për rreth 30 minuta me vajzën në një vend të pyllëzuar vetëm 200 metra larg banesës. Menjëherë pas abuzimit e mitura ia ka treguar prindërve të saj të cilët e kanë denoncuar menjëherë në polici 43-vjeçarin.
Add new comment