Korçë, arrestohet 26-vjeçari dyshohet për 7 vjedhje të ndryshme.

Postuar në 24 Shtator, 2014 02:30

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e djeshme një 26-vjeçar i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje në këtë qytet. Fillimisht Mirien Musollari është ndaluar pas vendimit të Gjykatës, pasi dyshohej vetëm për një vjedhje më 12 gusht të këtij viti në lokalin e shtetases Ç.S.
 
Por nga veprimet hetimore sipas policisë së Korçës rezulton se ky shtetas është edhe autor i 8 vjedhjeve të tjera.
 
Vjedhja e protofolit të shtetasit K. K, ndodhur në datën 12.08.2014
 
Vjedhja e protofolit të shtetasit L.L ndodhur në datën 23.08.2014,
 
Vjedhja me anë të mashtrimit të shtetases D.D, ndodhur në datën 05.05.2014 në Sovjan- Korçë.
 
Vjedhja e një Laptopi e shtetases S.Zh, ndodhur më datën 22.09.2014 në lagjen 16- Korçë por kallëzimin e ka kryer sot.
 
Vjedhja e portofolit me 17 000 lekë të shtetasit G. K, ndodhur para dy javësh në lagjen 1- Korçë por kallzimin e ka kryer sot.
 
Vjedhja e protofolit me 7 000 lekë të shtetasit H. M, ndodhur para një jave në lagjen 16- Korçë por kallzimin e ka kryer sot. Materialet i kaluan Prokurorise, neni 134/1 i K.Penal.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.