Vlorë, Gjykata: Burg 17-vjeçarit që plagosi me armë shoqen në shkollë.

Arrest me burg ka vendosur gjykata e Vlorës për 17-vjeçarin A.Arshiaj, i cili plagosi pak ditë më parë bashkëmoshataren e tij me inicialet E.T në ambientet e shkollës së mesme “Hamdi Rrapi” në fshatin Gjorm.
Prokuroria ka ngritur akuzë ndaj nxënësit për "vrasje me paramendim" e mbetur ne tentative, si edhe për akuzën e "mbajtjes pa leje të armëve luftarake", në ambiente publike. Gjyqtare e çështjes ishte Elona Mihali dhe avokat mbrojtës Kastriot Brahimmuçaj.
17-vjeçari plagosi me dy plumba shoqen e klasës më 22 Shtator, pasi kjo e fundit refuzonte të kishte një lidhje me të.
Add new comment