Arkiv-Lajme të përditësuara
Nis seanca e radhës ndaj Arben Frrokut, pritet të dëshmojë Ndoka.
Ka nisur ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca gjyqësore ndaj Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Seanca e sotme, e treta për gjatë muajit shtator, zhvillohet me dyer të mbyllura, për arsye sigurie, dhe ku mësohet se as familjarët nuk janë të lejuar.
Të pranishëm në seancën gjyqësore, janë Prokurori i çështjes si dhe avokati mbrojtës i Frrokut. Në këtë seancë, pritet të dëshmojë, edhe dëshmitari i mbrojtur nga drejtësia, Arben Ndoka, i cili mungoi në seancën e fundit, atë të 17 shtatorit, çka bëri që gjyqi ndaj Frrokut të shtyhej.
Në Kavajë djali plagos me thikë babanë 75-vjeçar dhe kushëririn 16-vjeç
Dy persona janë plagosur me thikë mëngjesin e së mërkurës në qytetin e Kavajës. Autori i plagosjes së dyfishtë është Isuf Sula. Burime nga policia bëjnë me dije se pas një sherri për motive banale djali ka plagosur babanë e tij 75-vjeçar dhe kushëririn vetëm 16 vjeç. Të plagosurit janë Ibrahim Sula 16 vjeç, Hekuran Sula 75 vjeç. Burime nga policia bëjnë me dije se 75-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa 16-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Vlorë,tentoi t’i vinte zjarrin banesës së Rektorit, arrestohet 42-vjeçarja.
Policia e qytetit bregdetar ka arrestuar një 42-vjeçare pasi ka tentuar t’i vërë zjarrin banesës së Albert Qarrit i cili është Rektori i Universitetit të Vlorës "Ismail Qemali”.
42-vjeçarja Albana Barjamaj do të akuzohet për shkatërrim prone me zjarr. Sipas policisë ajo dyshohet të jetë autore e djegies së mbetur në tentativë të derës kryesore të banesës së Rektorit të Universitetit të Vlorës.
Policia ka nisur edhe hetime të mëtejshme për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të tjera të kësaj ngjarjeje.
Arrestohet 53-vjeçarja shqiptare, prostituonte të mitura nga Shqipëria.
Një 53-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia greke ndërsa po tentonte “të shkelte” në tokën shqiptare, ndërsa ishte në kërkim nga Interpoli.
Mbi të rëndojnë akuza se është një tutore prostitucioni. Nga hetimet e policisë greke 53-vjeçarja mbante me forcë në një shtëpi, disa vajza të mitura nga Shqipëria, të cilat i shfrytëzonte për prostitucion.
Të miturat ishin mashtruar prej saj në vitin 2012, kohë kur ajo u kishte premtuar se do t’u gjente punë në klube nate jashtë vendit.
Itali, Doga vret me hu marokenin Dyshohet për arsye xhelozie.
Ali Machkour, 36 vjeç është rrahur për vdekje me një hu nga një shtetas shqiptar në qytetin e Barcellona Pozzo di Gotto të Siçilisë. Shqiptari akuzon marokenin se i ka djegur makinën, ndërsa Policia dyshon se vrasja është kryer për arsye xhelozie.
Arben Doga, 53 vjeç, i lindur në Tiranë por me banim prej kohësh në Siçili, mëngjesin e 21 Shtatorit ka rrahur me hu, deri sa i ka shkaktuar dhe vdekjen, marokenin Ali Machkour. Doga pasi mësoi se ishte identifikuar nga autoritetet italiane si autor i krimit u vetëdorëzua në komisariatin e qytetit të Barcellona Pozzo di Gotto.
Vlorë,procedohet italiani s'paguante sigurimet që u mbante punonjësve.
Administratori italian i një “Call Center” në Vlorë është arrestuar nga policia e qytetit bregdetar pasi prej 1 viti nuk u kishte paguar detyrimet pranë sigurimeve shoqërore punonjësve të kompanisë, ndërkohë që këto shuma të parave ai ua mbante nga rroga.
Strukturat Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut filluan procedimin ndaj Antonio De Micco me detyrë administrator i firmës “Grean Alb Call”, për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”
Krujë, vdes në Teqe Baba Dervishi kleriku 72-vjeçar i bektashijve.
Ka ndërruar jetë brenda Teqesë në Krujë kleriku bektashian Baba Shaban Dervishi.
Sipas hetimeve të kryera nga policia mësohet se 72-vjeçari vuante nga sëmundja e diabetit dhe reumatizmës dhe për këtë arsye vdekja dyshohet të ketë qenë natyrale.
72-vjeçari është gjetur i pajetë gjatë pasditës së 22 shtatorit brenda dhomës së Teqesë në lagjen "Pengile" të Krujës. Baba Dervishi ka shërbyer për shumë vite në teqetë e Krujës, Kolonjës etj.
Tahiri: Në 7 muaj asgjësuam 513.000 rrënjë kanabis,me vlerë 6,4 mld euro.
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri në prezantimin e rezultateve të operacionit kombëtar kundër kultivimit të bimëve ka bërë të ditur se janë asgjësuar mbi 513.000 bimë narkotike dhe janë zbuluar 2217 parcela me kanabis në të gjithë vendin.
Sipas Tahirit nëse kjo sasi droge do të dilte në treg, atëherë vlera monetare e saj do të kapte shumën e 6,4 miliardë eurove.
Tahiri: Në 7 muaj asgjësuam 513.000 rrënjë kanabis,me vlerë 6,4 mld euro.
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri në prezantimin e rezultateve të operacionit kombëtar kundër kultivimit të bimëve ka bërë të ditur se janë asgjësuar mbi 513.000 bimë narkotike dhe janë zbuluar 2217 parcela me kanabis në të gjithë vendin.
Sipas Tahirit nëse kjo sasi droge do të dilte në treg, atëherë vlera monetare e saj do të kapte shumën e 6,4 miliardë eurove.
The Telegraph mbi vizitën e Papës “10 gjërat që s’dini për Shqipërinë”
“Papa viziton Shqipërinë: 10 gjërat që ndoshta nuk i dini mbi një nga venedet më pak të kuptuara të europës”. Ky ka qënë titulli i një prej shumë artikujve të publikuar këto ditë, mbi vendin tonë, nga mediat ndërkombëtare. Por e përditshmja britanike, The Telegraph, me këtë artikull ka dashur të prezantojë ndryshe eventin e jashtzakonshëm së ditës së djeshme.