The Telegraph mbi vizitën e Papës “10 gjërat që s’dini për Shqipërinë”

Postuar në 22 Shtator, 2014 14:23

“Papa viziton Shqipërinë: 10 gjërat që ndoshta nuk i dini mbi një nga venedet më pak të kuptuara të europës”. Ky ka qënë titulli i një prej shumë artikujve të publikuar këto ditë, mbi vendin tonë, nga mediat ndërkombëtare. Por e përditshmja britanike, The Telegraph, me këtë artikull ka dashur të prezantojë ndryshe eventin e jashtzakonshëm së ditës së djeshme.
 
Ndërsa ka bërë një rezyme të shkurtër mbi arsyet dhe rendësinë e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, gazetari Nick Squires, ka përpiluar dhe një listë tepër interesante me 10 gjërat që britanikët duhet të dinë mbi shqipërinë. Ku shfaqen dhe njohuritë e mira të gazetarit mbi historinë e vendit tonë dhe jo vetëm.
 
Më poshtë lista e plotë e Nick Squires:
 
1. Në gjuhën shqipe, "Albania" njihet si Shqipëria. Rreth 10% e shqiptarëve janë katolikë, ndërsa 60% janë myslimanë dhe pjesa tjetër të krishterë ortodoksë.
 
2. Shqiptarët i kanë rrënjet në fiset më të hershme ilire të cilët pushtuan Ballkanin Perëndimor gjatë mijëvjeçarit të dytë para Krishtit. Gjuha e tyre rrjedh nga ilirishtja, një përzierje romake dhe slave.
 
3. Fjala Yes -në gjuhën shqipe është “po” ndërsa No është ‘jo’.
 
4. Shqipëria ishte aleate e ngushtë me Ish Bashkimin Sovjetik deri në 1960, kur ajo kaloi besnikëri ndaj Kinës Komuniste.
 
5. Periudha e komunizmit në regjimin e Enver Hoxhës ku të gjitha kishat dhe xhamitë u shkatërruarn ku më shumë se 100 priftërinj katolikë dhe peshkopët u ekzekutuan ose vdiqën nën tortura ose në kampet e punës.
 
6. Nën regjimin komunist, i vetmi aktor perëndimor i mirëpritur nga Hoxha ishte komediani britanik Norman Ëisdom,i njohur me rolin Pitkini i cili u bë një figurë kulti në vend.
 
7. Një nga karakteristikat më të çuditshme të sundimit komunist ishte edhe ndërtimi i dhjetëra mijëra bunkerëve . Arsyeja e ndërtimit ishte kryesisht të mbroheshim nga ndonjë sulm eventual nga jashtë.
 
8. Komunizmi përfundoi në vitet 1990, për t’u zëvendësuar nga një periudhë kaotike karakterizuar nga korrupsioni i shfrenuar, emigracioni dhe kontrabanda. Rreth tre të katërtat e shqiptarëve humbën kursimet e tyre në vitin 1996, kur skemat private të investimeve piramidale u shembën duke shkaktuar trazira.
 
9. Ndoshta shqiptari më i famshëm në botë është Nënë Tereza, murgesha katolike që punoi për dekada në lagjet e varfra të Indisë. Ajo fitoi çmimin Nobel për punën e saj me të varfërit dhe të sëmurët . Ajo vdiq në vitin 1997 në moshën 87vjeccare dhe Papa mbajti meshën në një shesh që mban emrin e Nënë Terezës në Tiranë.
 
10. Ndërtesat gri të epokës komuniste në Tiranë u ngjyruan nga Edi Rama, ish kryebashkiak i kryeqytetit, i cili urdhëroi që të pikturoheshin me ngjyra tepër të ndezura. - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/the-telegraph-mbi-viziten-e-pa...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.