Itali, Doga vret me hu marokenin Dyshohet për arsye xhelozie.

Postuar në 23 Shtator, 2014 12:17

Ali Machkour, 36 vjeç është rrahur për vdekje me një hu nga një shtetas shqiptar në qytetin e Barcellona Pozzo di Gotto të Siçilisë. Shqiptari akuzon marokenin se i ka djegur makinën, ndërsa Policia dyshon se vrasja është kryer për arsye xhelozie.
 
Arben Doga, 53 vjeç, i lindur në Tiranë por me banim prej kohësh në Siçili, mëngjesin e 21 Shtatorit ka rrahur me hu, deri sa i ka shkaktuar dhe vdekjen, marokenin Ali Machkour. Doga pasi mësoi se ishte identifikuar nga autoritetet italiane si autor i krimit u vetëdorëzua në komisariatin e qytetit të Barcellona Pozzo di Gotto.
 
Policia italiane, nga ana e saj, ka nisur menjëherë hetimet mbi rastin duke ngritur disa pista të mundshme mbi arsyen e vrasjes. Ndërsa vetë Doga ka deklaruar se ka kryer krimin në shenjë hakmarrjeje pasi shtetasi maroken i kishte djekur më parë makinën që përdorte për punë, mbledhje skrapi, autoritetet japin dhe një version tjetër të historisë. Sipas këtyre të fundit ka dyshime të forta për një krim me motive xhelozie. Në fakt marokeni 36 vjeçar shoqërohej me vajzën e adoptuar të ish gruas së Dogës, ndërsa ky i fundit është denoncuar nga vetë vajza në fjalë për përndjekje dhe ngacmim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.