Tahiri: Në 7 muaj asgjësuam 513.000 rrënjë kanabis,me vlerë 6,4 mld euro.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri në prezantimin e rezultateve të operacionit kombëtar kundër kultivimit të bimëve ka bërë të ditur se janë asgjësuar mbi 513.000 bimë narkotike dhe janë zbuluar 2217 parcela me kanabis në të gjithë vendin.
Sipas Tahirit nëse kjo sasi droge do të dilte në treg, atëherë vlera monetare e saj do të kapte shumën e 6,4 miliardë eurove.
Gjatë kësaj periudhe në vend janë organizuar disa operacione të rëndësishme për eliminimin e bimëve narkotike. Një prej këtyre operacioneve është edhe thyerja e ‘mitit’ të Lazaratit ku u asgjësuan tonelata kanabis, apo operacioni në veri, kryesisht në Dukagjin ku u zbuluan mijëra rrënjë kanabis.
I pranishëm në këtë prezantim janë drejtuesit më të lartë të policisë, por edhe ambasadorë të akredituar në Tiranë.
Add new comment