Arkiv-Lajme të përditësuara

Mashtruan me TVSH, prokuroria kërkon 113 vjet burg për 20 persona.

Postuar në 26 Shtator, 2014 16:04

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës kërkon një total prej 113 vitesh burg për 20 persona, administratorë kompanish private dhe 37.500.000 lekë të reja gjobë për 20 persona juridikë të drejtuar nga këta shtetas, të akuzuar si të përfshirë në një skemë mashtruese të rimbursimit të TVSH-së (tatimit mbi vlerën e shtuar).
 
Në bazë të kësaj skeme mashtruese, personat e përfshirë kanë përfituar në mënyrë të padrejtë nga administrata tatimore një shumë rreth 2.5 milionë euro.

Akuzat e PD, MPJ: Axhenda e ngjeshur, takim me Nuland.

Postuar në 26 Shtator, 2014 16:02

Ministria e Jashtme ka reaguar ndaj deklaratave të PD-së se, shefi i diplomacisë ka braktisur fjalën e presidentit Bujar Nishani në OKB. Sipas deklaratës së MPJ-së, ministri Bushati gjatë pjesëmarrës se tij në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka pasur një agjendë të ngjeshur diplomatike shumëpalëshe dhe dypalëshe edhe për shkak të zhvillimeve të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare dhe sfidave të sigurisë globale, sikundër faktit që Shqipëria drejton disa nisma rajonale.
 

Vlorë, sherr mes adoleshentësh. "Ngujohen" në banesë dy të rinj.

Postuar në 26 Shtator, 2014 10:47

Dy adoleshentë në qytetin e Vlorës nxënës të shkollës 9- vjeçare “Pavarësia” prej tre ditësh janë ngujuar në banesë. Mësohet se të rinjtë kanë zhvilluar një sherr në shkollë me bashkëmoshatarët e tyre.

Motivet e këtij konflikti kane qenë banale ndërsa mësohet se ndëhyrja e policisë ka neutralizuar konfliktin, por ende të rinjtë nuk kanë vednosur të rikthehen në shkollë. 

Itali, 5 mijë euro dëmshpërblim shqiptarit..se qelia ishte tepër e vogël.

Postuar në 26 Shtator, 2014 09:09

Një i burgosur shqiptar i dënuar me 6 vjet për krim të organizuar, prostitucion, dhunë në familje dhe për dëshmi të rreme, pasi u ankua në lidhje mbi kushtet e e tij të burgimit ka mundur të marrë një ulje dënimi dhe 4808 euro shpërblim. Ndërsa vendimi nuk ka kaluar pa polemika, dhe në nivel institucional.
 

Shpërdoruan detyrën, KLSH kallëzim penal 8 doganierëve të Kakavijës.

Postuar në 26 Shtator, 2014 09:07

Tetë doganierë të kontrollit të hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës janë kallëzuar penalisht nga KLSH pas auditit të realizuar në këtë doganë. Punonjësit me iniciale N.S, N.P, D.D, K.S, A.Q, K.D, L.V dhe F.D, me detyrë doganierë të kontrollit fizik pikë-hyrje dhe të parkingut doganor, në Degën e Doganës Kakavijë, rezulton se kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga neni 135 i ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”.
 

Përfundon dërgimi i armëve nga Shqipëria në ndihmë të qeverisë së Irakut

Postuar në 26 Shtator, 2014 06:19

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se ka përfunduar me sukses operacioni i dërgimit të ndihmës me armë dhe municione në ndihmë të qeverisë së Irakut. Në një njoftim për shtyp, Ministria e Mbrojtjes thekson se “Shqipëria edhe një herë tjetër dëshmoi se është në krah të mbrojtjes së vlerave të demokracisë dhe paqes”. Me këtë rast, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, u ka dërguar një letër falënderimi të gjithë homologëve të saj të vendeve, që kontribuan në këtë operacion.

Ndiqet penalisht kreu i Bashkisë Vau i Dejës, falsifikoi licencë transporti.

Postuar në 26 Shtator, 2014 05:42

Kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës Gjon Marku do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë, për falsifikim të licencës për transportin ndërqytetës të udhëtarëve.
 
Sipas policisë së Shkodrës, procedimi penal ndaj kryebashkiakut Marku nisi më 25 Shtator, dhe bashkë me të do të ndiqet penalisht dhe administratori i shoqërisë së Transportit, 56-vjeçari me inicialet D.S.
 
Procedimi filloi pasi Gjon Marku në bashkëpunim me administratorin, kanë falsifikuar një licencë për transport udhëtarësh, ndërqytetëse në emër të një shoqërie transporti. 

Sarandë, pranga 15-vjeçarit plagosi me thikë 20-vjeçarin pas një sherri.

Postuar në 26 Shtator, 2014 05:40

Nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda  në Komisariatin e Policisë është bërë e mundur  arrestimi në flagrancë i minorenit K. B., 15 vjeç banues në lagjen “Nr. 3” Sarandë.
 
 Arrestimi I këtij shtetasi u krye pasi më datë 25.09.2014 rreth orës 13:20 pas një debate për motive të dobëta ka qëlluar me mjete prerëse (thikë) shtetasin D. Zh., vjec 20, banues në Sarandë duke i shkaktuar plagë të rënda.
 

Policia e Gjirokastrës sekuestron marijuanë dhe çokollatë me kanabis

Postuar në 26 Shtator, 2014 03:38

Janë sekuestruar 15 kg marijuanë dhe 32,2 kg kanabis në formë çokollate. Kështu, raportohet se policia kufitare në Kakavijë gjatë kontrollit të një mjeti tip ‘Audi’ me targa AA054 KC, me drejtues B.Hoxhën, kanë konstatuar poshtë sedijes në shasi 78 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave ishin paketuar 15 kg marijuanë. Ndërkohë që në Lazarat është mundur të sekuestrohet rreth 32.2 kg kanabis e përpunuar në formë çokollate. 

Moti i keq, bie pema dhe dëmton një makinë në qendër të qytetit të Fierit

Postuar në 26 Shtator, 2014 03:35

Moti i keq në Fier, bëri që një pemë shumëvjeçare të rrëzohej që në orët e para të mëngjesit në qendër të qytetit. Mësohet se nga rrëzimi i pemës në bulevardin ‘Jakov Xoxa’ është dëmtuar një automjet që ishte parkuar aty pranë. E gjithë situata është krijuar për shkak të motit të keq dhe shirave të rrëmbyeshme, ndërsa për pak çaste u bllokua dhe rruga. Me ndërhyrjen e policisë, është bërë e mundur dhe zhbllokimi i këtij aksi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara