Përfundon dërgimi i armëve nga Shqipëria në ndihmë të qeverisë së Irakut

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se ka përfunduar me sukses operacioni i dërgimit të ndihmës me armë dhe municione në ndihmë të qeverisë së Irakut. Në një njoftim për shtyp, Ministria e Mbrojtjes thekson se “Shqipëria edhe një herë tjetër dëshmoi se është në krah të mbrojtjes së vlerave të demokracisë dhe paqes”. Me këtë rast, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, u ka dërguar një letër falënderimi të gjithë homologëve të saj të vendeve, që kontribuan në këtë operacion. Ministrja Kodheli falënderon qeverinë dhe forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadase, Danimarkës dhe Australisë.
L.V
Add new comment