Mashtruan me TVSH, prokuroria kërkon 113 vjet burg për 20 persona.

Postuar në 26 Shtator, 2014 16:04

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës kërkon një total prej 113 vitesh burg për 20 persona, administratorë kompanish private dhe 37.500.000 lekë të reja gjobë për 20 persona juridikë të drejtuar nga këta shtetas, të akuzuar si të përfshirë në një skemë mashtruese të rimbursimit të TVSH-së (tatimit mbi vlerën e shtuar).
 
Në bazë të kësaj skeme mashtruese, personat e përfshirë kanë përfituar në mënyrë të padrejtë nga administrata tatimore një shumë rreth 2.5 milionë euro.

Disa subjekte private, të cilat operojnë kryesisht në fushën e rikonstruksioneve të ndërtimeve dhe që kanë fituar në procedurat të prokurimit publik në disa institucione publike, kanë paraqitur në mënyrë të rreme shoqërinë “DIELLI-I.I-B” sh.p.k, me administrator shtetasin kosovar Ismet Syla, si shoqëri nënsipërmarrëse (nënkontraktore) për kryerjen e punimeve.

Nëpërmjet kësaj skeme, këto subjekte kanë përfituar në mënyrë të padrejtë rimbursimin e TVSH-së nga administrata tatimore, e cila arrin në vlerën e 2.5 milionë eurove. Pas hetimit të kryer nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është arritur në përfundimin se administratorët e këtyre kompanive dhe administratori i “DIELLI...”, shtetasi Ismet Syla, i cili është arrestuar pak kohë më parë, janë përfshirë të gjithë në një skemë mashtrimi rimbursimi të TVSH.

Fakti që këto subjekte nuk e kanë pasur si nën sipërmarrës kompaninë “DIELLI...” është pranuar edhe nga vetë administratorët e tyre, të cilët për më tepër, nuk ua kanë bërë të ditur autoriteve që do të rikonstruktonin ndërtesat e tyre faktin që do të punonin nëpërmjet nënkontraktorit.

Kjo, për prokurorinë, ka ndodhur pasi në të vërtetë nuk kanë pasur nënkontraktor, por e kanë përfshirë në mënyrë të rreme për të përfituar në formë të paligjshme rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Kukësit kërkoi shpalljen fajtor për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Fallsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve” për shtetasit dhe shoqëritë tregtare dhe dënimin e tyre:

1. Arold Kola, 5 vjet burgim
Personi juridik “Kleo &Arold” 500.000 lekë gjobë
2. Pjerin Gjoba, 4 vjet burgim
Personi juridik “Bardheti 1995” 500.000 lekë gjobë
3. Luan Gjoka, 4 vjet burgim
Personi juridik “Arold&Relio” 500.000 lekë gjobë
4. Gjin Doçi, 4 vjet burgim
Personi juridik “Personi juridik “Arold&Relio” 500.000 lekë gjobë
5. Alfred Ndoci, 4 vjet burgim
Personi juridik “Ndoci” 500.000 lekë gjobë
6. Nikoll Nikolli, 4 vjet burgim
Personi juridik “Egland Trans” 500.000 lekë gjobë
7. Nikolin Zaja, 4 vjet burgim
Personi juridik “Zaja 2012” 500.000 lekë gjobë
8. Bardhok Perndokaj, 4 vjet burgim
Personi juridik “Loku Trans” 500.000 lekë gjobë
9. Lodovik Prenga, 4 vjet burgim
Personi juridik “Lonala” 500.000 lekë gjobë
10. Edmond Sejdiraj, 4 vjet burgim
Personi juridik “Sejdiraj” 500.000 lekë gjobë
11. Preng Rrapi, 4 vjet burgim
Personi juridik “Rrapi” 500.000 lekë gjobë
12. Armand Dervishi, 4 vjet burgim
Personi juridik “Alfa&Epsilon” 500.000 lekë gjobë
13. Mujo Qyrdedi, 4 vjet burgim
Personi juridik “Mujo Konstruksion” 500.000 lekë gjobë
14. Baki Rakipaj, 4 vjet burgim
Personi juridik “Algedi 2008” 500.000 lekë gjobë
15. Thanas Çuko, 5 vjet burgim
Personi juridik “Joela Çuko” 500.000 lekë gjobë
16. Xhevahir Karaj, 10 vjet burgim
Personi juridik “Karaj” 5.000.000 lekë gjobë
17. Skënder Bokçiu, 10 vjet burgim
Personi juridik “Arifaj” 5.000.000 lekë gjobë
18. Musa Kalia, 10 vjet burgim
Personi juridik “Liqeni VII” 5.000.000 lekë gjobë
19. Preng Deda, 10 vjet burgim
Personi juridik “Vllaznimi Deda” 5.000.000 lekë gjobë
20. Ismet Syla, 12 vjet burgim
Personi juridik “Dielli -IIB” 10.000.000 lekë gjobë 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.