Arkiv-Lajme të përditësuara

Bruksel, Basha rrëfehet tek Weber “Rama-Meta instalojnë oligarkinë”

Postuar në 30 Shtator, 2014 13:49

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë qëndrimit të tij në Bruksel ka deklaruar për mediat se ditën e sotme ka takuar kryetarin e grupimit të qendrës së djathtë në Parlamentin Europian, liderin e PPE, Weber. Basha pretendon të ketë informuar Weber mbi gjendjen në Shqipëri duke ndarë me të dhe shqetësimet e opozitës mbi kursin qeverisës së vendit tonë.

Itali, kapet shqiptari me 22 kg marijuanë në bodrumin e shtëpisë.

Postuar në 30 Shtator, 2014 12:59

Guardia di Finanza e provincës së Chietit në Itali ka vënë në pranga një shtetas shqiptar pasi në bodrumin e apartamentit që kish marrë me qera i’u gjendën 22 kg marijuanë. Shtetasi në fjalë është një 37-vjeçar nga Vlora dhe prej kohësh dyshohej të ishte shpërndarës.

Andrea Diamanti, 37 vjeçari nga Vlora dhe me banim  në Montesilvano të italisë, aktualisht ndodhet në një nga qelitë e burgut San Donato në Pescara me akuzën për shpërndarje dhe trafik të lëndëve narkotike.

Gjirokastër, sekuestrohen 90 kg marijuanë, në pranga 47-vjeçari.

Postuar në 30 Shtator, 2014 12:58

Një tjetër operacion antidrogë në Gjirokastër ka përfunduar me sekuestrimin e 90 kilogramë Mariuanë.

Tiranë, shoferi i shkollës "Dituria" pa patentë, policia arreston 19-vjeçarin.

Postuar në 30 Shtator, 2014 12:55

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia pasi drejtonte pa patentë autobusin e shkollës me të cilin transportonte fëmijët.
 
Raparti “Shqiponja” vuri në pranga të riun Kliton Hysa ndërsa drejtonte autobusin me 33 fëmijë të shkollës 9-vjeçare prívate në Tiranë, “Dituria”.
 
Adoleshenti u arrestua pasi nuk dispononte leje drejtimi.

Itali, pritet me thikë në fyt shqiptari Policia: Ngjarja pas sherrit në lokal.

Postuar në 30 Shtator, 2014 07:13

Një 42-vjeçar shqiptar është prerë me thikë në fyt mbrëmjen e kaluar rreth orës 19:30 në zonën e Terrassa Padovana.
 
Sipas policisë italiane 42-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është gjetur i plagosur jashtë një lokali në rrugën Roma.

Mediat italiane duke iu referuar burimeve spitalore në Monselice bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit shqiptar është shumë e rëndë, por jashtë rreziku për jetën.

Nikolla: Sistemi arsimor të fokusohet tek arsimimi si aftësim drejt punësimit.

Postuar në 30 Shtator, 2014 07:12

Ministrja Lindita Nikolla gjatë fjalës së saj në  konferencën “Innovation in Albania / Challenges & Opportunities”, u shpreh se i gjithë sistemi arsimor duhet të fokusohet tek arsimimi si aftësim drejt punësimit si dhe krijimi i mundësive me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Lazarat, iu gjetën drogë e municione arrestohen pas disa muajsh kërkim.

Postuar në 30 Shtator, 2014 03:31

Policia e Qarkut të Gjirokastrës në kuadër të operacionit anti-kanabis ka arrestuar disa muaj pas finalizimit të aksionit në Lazarat 56-vjeçarin Xhevair Derxhia dhe 34-vjeçarin Abas Rabia.

Tiranë, vijon prishja e objekteve pa leje, INUK aksion tek "Zogu i Zi"

Postuar në 30 Shtator, 2014 03:28

Vijon aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për prishjen e objekteve pa leje në kryeqytet. Aksioni i nisur ditën e djeshme, ku janë parashikuar të prishen 600 objekte pa leje, është shtrirë sot në rrethrrotullinimin e “Zogut të Zi”.
 

Tiranë, dhunuan një punonjës policie, arrestohen dy agresorët.

Postuar në 30 Shtator, 2014 03:26

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen se kanë dhunuar një punonjës policie. Në pranga kanë rënë Sokol Kryeziu dhe Eni Sada.

Sipas policisë, të dy këta persona kanë dhunuar një punonjës policie të Komisariatit Nr.1 në kryeqytet, gjatë ushtrimit të detyrës. Deri më tani mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes, që mund të kenë çuar në konfliktin fizik të dy të arrestuarve me efektivin  epolicisë.

Ndërkaq, vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Ndryshimi i Shengen,rregulla të reja për shqiptarët që hyjnë në Greqi.

Postuar në 29 Shtator, 2014 16:40

Autoritet kufitare greke në pikat me Shqipërinë  do të ndjekin rregullat e reja të vendeve të  Shengenit për qytetarët që kërkojnë të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në një nga këto vende.

Kjo kategori qytetarësh duhet të paraqesë kërkesë për lejeqëndrim dhe të paraqitet për të dhënë shenjat e  gishtërinjve dhe dokumentuar fotografinë  individuale.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara