Arkiv-Lajme të përditësuara

Bllokohen 163 kg mjaltë në Llogara e Palasë, shkak cilësia e produktit

Postuar në 02 Tetor, 2014 11:42

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Qarkut Vlorë, ka bllokuar 163 kilogramë mjaltë, gjatë një inspektimi sot të subjekteve dhe individëve që e tregtonin atë në zonën e Llogarasë dhe Palasës.

Shkak për këtë është bërë mungesa e kushteve higjeno-sanitare në ambalazh të tregëtimit, mungesa e fletë-analizave, dokumentacionit të individëve tregëtues, si dhe për shkak të dyshimeve të cilësisë dhe sigurisë së produkit.

Vlorë, sherr mes të rinjve, plagoset me thikë 17 vjeçari, pranga autorit

Postuar në 02 Tetor, 2014 11:38

Një grindje për motive të banale mes dy të rinjsh ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku për pasojë një 17 vjeçar është plagosur me thikë, ndërsa është arrestuar edhe autori i krimit.
 
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së Poliklinikës, ku i plagosur ka mbetur 17 vjeçari me iniciale N.A, i cili u dërgua në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 

Tropojë, hapet sërish udhëtimi me traget Fierzë-Koman.

Postuar në 02 Tetor, 2014 08:11

Prej afro dy vjetësh,  dy tragetet që udhëtojnë në ujërat e liqenit të Komanit në linjën ujore Fierzë-Koman, njëri prej të cilëve ”Sahilba” me kapacitet për 250 pasagjerë dhe 40 automjete, të hedhur për lundrim në liqenin e Komanit pas ndërtimit të hidrocentralit me të njëjtin emër në vitin 1986,28 vjet më parë. 

Me gjithë kërkesat e herëpashershme të ekuipazhit të trageteve dhe turistëve vendas dhe të huaj, madje edhe letrave e peticioneve të dërguara deri në qeveri, vetëm ditën e hënë u bë e mundur fillimin nga puna të njërit prej tyre tragetit “Sahilba”.

Sherr masiv mes nxënësve të "Aleks Budës", shoqërohen 2 të rinj.

Postuar në 02 Tetor, 2014 08:09

Një sherr masiv mes disa nxënësve ka ndodhur në gjimnazin "Aleks Buda" në Laprakë rreth mesditës së sotshme. Policia e mbërritur në vendngjarje sqaroi se ka shoqëruar dy persona dhe ka nisur hetimit për ngjarjen, teksa konflikti ka ndodhur në oborrin e shkollës.

Fatmirësisht dy të shoqëruarit kanë marrë dëmtimet të lehta, teksa kjo ngjarje nuk ka penguar ecurinë e procesit mësimorë.

Itali, kapet banda Italo-Shqiptare 5 në pranga...me 300 kg kanabis.

Postuar në 02 Tetor, 2014 08:08

Guardia di Finanza e qytetit të Barit ka bërë me dije, ditën e sotme, se ka asgjesuar një bandë shqiptarësh që merreshin me trafikim lëndësh narkotike në nivel ndërkombëtar.
 
Ndërsa identiteti i njërit prej trafikantëve ende nuk bëhet i njohur, autoritetet italiane raportojnë se bëhet fjalë për 5 persona me nënshtetësi shqiptare. Këta të fundit, sipas Guardia di Finanza, operonin në fushën e trafikut e lëndëve narkotike mes shqipërisë dhe italisë, kryesisht në provincat e Barit si Terlizzi, Molfetta dhe Trani.
 

INUK, Basha: Rama merret me bahçet,harron problemet ekonomike.

Postuar në 02 Tetor, 2014 03:31

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me aksionin e INUK. Në një status në Facebook, Basha shkruan se Rama merrët gjithë ditën me gardhet, bahçet dhe vitrinat e dyqaneve dhe asnjë minute me problemet ekonomike.
 
”Prishjet selektive, klienteliste dhe pa paralajmërim të mijëra banesave dhe bizneseve nuk janë zgjidhja por fytyra e problemit. Shqiptaret po zhyten ne krize ekonomike, fuqia blerëse po bie çdo ditë, papunesia dhe varferia jane ulur kembëkryq, ndersa gjeli krekoset majë plehut”, shkruan Basha në Facebook. 

Seks me jetimin, arrestohet kreu i Shoqatës Maksim Liço.

Postuar në 02 Tetor, 2014 03:30

Policia e Tiranes arreston Maksim Liçon, kryetari i shoqatës së “Jetimët në Fokus” te vënë nën hetim për akuzën e “Ngacmimit seksual tek të miturit”. Liço, në këmbim të anëtarësimit në shoqatë dhe më pas në këmbim edhe të lekëve e ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçar,i cili kërkonte të anëtarësohej në shoqatë për shkak se ishte jetim. Mirëpo teksa ka bërë këtë kërkesë, Maksim Liço, e ka ngacmuar seksualisht duke i kërkuar adoleshentit që të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Aksioni i INUK, Rama: Me ndihmën e qytetarëve çlirojmë trotuaret.

Postuar në 02 Tetor, 2014 03:27

Ndërsa prej ditësh, INUK vazhdon aksionin në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryeministri Edi Rama në një status në rrijetin social Tëitter ka përshëndetur këtë aksion.
 
Shefi i qeverisë shkruan se “operacioni i çlirimit të trotuareve e hapësirave të përbashkëta vijon në ndihmë të qytetarëve që ngrenë zërin”.
 
Gjatë ditës së djeshme aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar u përqendrua në rrugën “Bardhyl” për lirimin e hapësirave publike.
 

Naço në Mbretërinë e bashkuar merr pjesë në hapjen e vitit ligjor.

Postuar në 01 Tetor, 2014 17:02

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ndodhet në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka marrë pjesë në hapjen e vitit ligjor të Anglisë dhe Uells. Ceremonia e hapjes së vitit ligjor u zhvillua ditën e sotme në “Westminister Abbey”. Gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, ministri Naço ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Shtetit për Drejtësinë, Chris Grayling.
 
Gjithashtu, ministri shqiptar i Drejtësisë pritet të zhvillojë edhe takime të tjera me rëndësi në vijim të vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
 

Qeveria “OK” Komisionit të Çmimit të Barnave, ja si do funksionojë.

Postuar në 01 Tetor, 2014 13:56

Këshilli i Ministrave vendosi sot ngritjen e Komisionit të Çmimit të Barnave. Në përbërje të këtij Komisioni i cili do të kryesohet sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësinë, do të jetë një përfaqësues nga Drejtoria Farmaceutike, një përfaqësues për financat; një nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor; dhe një nga Agjencia Kombëtare për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara