Itali, kapet banda Italo-Shqiptare 5 në pranga...me 300 kg kanabis.

Postuar në 02 Tetor, 2014 08:08

Guardia di Finanza e qytetit të Barit ka bërë me dije, ditën e sotme, se ka asgjesuar një bandë shqiptarësh që merreshin me trafikim lëndësh narkotike në nivel ndërkombëtar.
 
Ndërsa identiteti i njërit prej trafikantëve ende nuk bëhet i njohur, autoritetet italiane raportojnë se bëhet fjalë për 5 persona me nënshtetësi shqiptare. Këta të fundit, sipas Guardia di Finanza, operonin në fushën e trafikut e lëndëve narkotike mes shqipërisë dhe italisë, kryesisht në provincat e Barit si Terlizzi, Molfetta dhe Trani.
 
Vidjan Gjoni, Gentian Xhani, Armand Xhani, Rrok Qushku dhe një person i pestë janë arrestuar nga Guardia di Finanza e Barit, pasi ishin të lidhur dhe me 300 kg kanabis të sekuestruar në një operacion të mëparshëm në portin e Barit. Në rastin në fjalë është i përfshirë dhe një shtetas maqedonas. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.