Sherr masiv mes nxënësve të "Aleks Budës", shoqërohen 2 të rinj.

Një sherr masiv mes disa nxënësve ka ndodhur në gjimnazin "Aleks Buda" në Laprakë rreth mesditës së sotshme. Policia e mbërritur në vendngjarje sqaroi se ka shoqëruar dy persona dhe ka nisur hetimit për ngjarjen, teksa konflikti ka ndodhur në oborrin e shkollës.
Fatmirësisht dy të shoqëruarit kanë marrë dëmtimet të lehta, teksa kjo ngjarje nuk ka penguar ecurinë e procesit mësimorë.
Nga hetimet ka rezultuar se në konflikt janë përfshirë disa nxënës të shkollës me dy personave të tjerë të shpallur në kërkim, ku ka mjaftuar një konflikt për motive banale për tu kthyer në një sherr masiv.
Add new comment