Arkiv-Lajme të përditësuara

Aksioni i Lazaratit, policia pranga 3 të kërkuarve të tjerë

Postuar në 04 Tetor, 2014 08:31

Pavarësisht se kanë kaluar disa muaj nga aksioni i policisë në Lazarat për asgjësimin e kanabisit, policia vijon aksionin për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga kjo zonë për kultivim të bimës narkotike.

Gjatë kontrollit të sotëm policia e Gjirokastrës bën me dije se ka arrestuar Sulo Toto të cilit gjatë kontrollit në operacionin e muajit qershor iu gjet në banesë një bidon me vaj hashashi 5 litra. Po sot mësohet se është arrestuar edhe Ramis Toto pasi në tokën e tij, gjatë operacionit të qershorit, u gjetën të mbjella 85 bimë narkotike.

Skandali seksual me jetimët, gjykata e le në burg Maksim Liçon

Postuar në 04 Tetor, 2014 04:06

Kryetari i shoqatës “Jetimët në Fokus” do të qëndrojë në qeli, pas skandalit të zbuluar nga emisioni “Fiks Fare”, që tregoi se si Maksim Liço i kërkoi favore seksuale një të mituri për t'i dhënë statusin e jetimit. Prokurori Ervin Karanxha kërkoi nga gjyqtari Asim Vokshi që Maksim Liço, kreu i shoqatës “Jetimët në fokus”, të mbetet në burg. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Liçon, i cili akuzohet për “marrëdhënieve seksuale me të mitur”, “ngacmim seksual”, si dhe “shpërdorim detyre”.

Lejet për të dënuari, gjykata vendos arrest me burg për drejtorin e burgut të Rrogozhinës

Postuar në 04 Tetor, 2014 03:42

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e arrestit me burg për drejtorin e burgut të Rrogozhinës dhe dy mjeket. Bëhet fjalë për Ferdinand Doksanin dhe dy mjekë të tjerë, të cilët akuzohen për ‘shpërdorim detyre’. Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Ferdinand Doksani u arrestua dje nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për "Shpërdorim të detyrës". Një ndër të dënuarit që ka përfituar leje në mënyrë të paligjshme nga Doksani, mësohet të jetë dhe Kasandër Noga, autor i masakrës së Sanatoriumit.

Roskovec, sherr banal në lokal, plagosen me thikë 2 persona.

Postuar në 04 Tetor, 2014 03:00

Një sherr banal ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit, në një nga lokalet e Roskovecit. Si pasojë  kanë përfunduar të plagosur 3 persona, dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. Sipas burimeve të plagosurit janë goditur me thikë dhe ndodhen në sallën e reaminacionit.

Dritan Rreshka zgjidhet në bordin e Magjistraturës, fiton ndaj Gashit.

Postuar në 04 Tetor, 2014 02:58

Prokurori i njësisë hetimore Task-Forcë Dritan Rreshka është zgjedhur përfaqësuesi i prokurorisë në bordin drejtues të shkollës së Magjistraturës. Rreshka arriti të marrë votat e 120 prokurorëve, përballë 88 votave që morri kandidatura tjetër e prokurores Rovena Gashi. Ndërkohë që në kutitë e votimin janë gjendur 222 vota, prej të cilave 14 vota kanë qënë të pavleshme. Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve u drejtua nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili prezantoi disa qëndrime mbi punën e deritanishme të institucionit, si edhe problematikat e hasura.

Ndërpritet gjykimi, Mziu kërkon përjashtimin e gjyqtarit: I njëanshëm.

Postuar në 04 Tetor, 2014 02:57

Në një kohë kur prokuroria e çështjes ishte përgatitur për të dhënë pretencën e saj ndaj kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, ky i fundit në seancën e 23 gjyqësore, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Besnik Hoxha. Kjo kërkesë e bërë gati në fund të procesit gjyqësor tashmë ka stopuar në vend vijimin e tij, për shkak se sipas rregullores duhet që një tjetër trup gjykues të marrë në shqyrtimin kërkesën për përjashtimin ose jo të gjyqtarit Bensik Hoxha.

Aksidenti/ Automjeti bie nga 20 metra lartësi tek Lapidari, në dalje të tunelit të Krrabës

Postuar në 04 Tetor, 2014 02:27

Mëngjesin e së shtunës ka ndodhur një aksident në dalje të tunelit të Krrabës, tek Lapidari. Mësohet se 3 automjete janë përfshirë në aksident, ku njëra prej tyre ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash. Ndërsa nuk dihet ende numri i të plagosurve.

Naço me përfaqësuesit e “Slynn”: Shkëmbejmë përvojat dhe praktikat.

Postuar në 03 Tetor, 2014 10:35

Ndryshimet në sistemin e drejtësisë, jetëgjatësia dhe efikasiteti i tyre kanë qenë në fokus të bisedimeve që ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka zhvilluar me përfaqësues të lartë të Fondacionit Slynn në Mbretërinë e Bashkuar. Drejtuesi i këtij fondacioni i cili asiston prej vitesh reformat në sistemin e drejtësisë shqiptare, Sir David Latham tha se do të vijojë mbështetja në këtë drejtim, duke garantuar edhe angazhimin për të dhënë ndihmë në realizimin e tyre.
 

“Anakonda 14″/ Ministrja Kodheli ndjek në Poloni stërvitjen me 12 500 trupa nga shumë shtete aleate

Postuar në 03 Tetor, 2014 08:09

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndoqi nga afër stërvitjen “Anakonda 14”, ku ishin të angazhuara 12 500 trupa nga shumë shtete aleate. Kodheli ndodhet në Poloni në një vizitë zyrtare dyditore me ftesë të zv.kryeministrit njëherësh ministër i Mbrojtjes i Polonisë, Tomasz Siemoniak. Gjatë kësaj vizite, ku Kodheli u prit në një takim nga ministri i Mbrojtjes së Polonisë, Tomasz Siemoniak ajo falenderoi homologun e saj për mbështetjen e Polonisë në integrimin e Shqipërisë në NATO dhe aspiratën për anëtarësim në BE.

Tentojnë shkarkimin e Shkëlqim Hajdarit, prokurorët në sherr.

Postuar në 03 Tetor, 2014 07:30

 Një mbledhje me dyer të mbyllura e kryeprokurorit Adriatik Llalla me prokurorët e rretheve është përfshirë nga debate të forta, të cilat dyshohet të kenë arritur deri në konfrontim fizik mes palëve.
 
Kryeprokurori i Apelit Shkëlqim Hajdari ka debatuar ashpër me përfaqësues të kryesisë së Shoqatës së Prokurorëve, ku ai eshte kryetar, duke detyruar Llallën të ngre zërin dhe të kërkojë largimin e tyre nga mbledhja.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara