Lejet për të dënuari, gjykata vendos arrest me burg për drejtorin e burgut të Rrogozhinës

Postuar në 04 Tetor, 2014 03:42

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e arrestit me burg për drejtorin e burgut të Rrogozhinës dhe dy mjeket. Bëhet fjalë për Ferdinand Doksanin dhe dy mjekë të tjerë, të cilët akuzohen për ‘shpërdorim detyre’. Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Ferdinand Doksani u arrestua dje nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për "Shpërdorim të detyrës". Një ndër të dënuarit që ka përfituar leje në mënyrë të paligjshme nga Doksani, mësohet të jetë dhe Kasandër Noga, autor i masakrës së Sanatoriumit. Ndërkohë, në qeli përfunduan dhe dy mjekët e Burgut të Rrogozhinës, Aldo Konda, 26 vjeç dhe Fatri Hate, 46 vjeç, ndaj të cilëve rëndon akuza e "Falsifikimit të dokumenteve".  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.