Aksioni i Lazaratit, policia pranga 3 të kërkuarve të tjerë

Postuar në 04 Tetor, 2014 08:31

Pavarësisht se kanë kaluar disa muaj nga aksioni i policisë në Lazarat për asgjësimin e kanabisit, policia vijon aksionin për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga kjo zonë për kultivim të bimës narkotike.

Gjatë kontrollit të sotëm policia e Gjirokastrës bën me dije se ka arrestuar Sulo Toto të cilit gjatë kontrollit në operacionin e muajit qershor iu gjet në banesë një bidon me vaj hashashi 5 litra. Po sot mësohet se është arrestuar edhe Ramis Toto pasi në tokën e tij, gjatë operacionit të qershorit, u gjetën të mbjella 85 bimë narkotike.

Ndërsa ditën e djeshme policia e Gjirokastrës ka ndaluar Dhurim Çelon i shpallur ne kërkim "prodhim e shitje te narkotikeve",pasi gjatë operacionit anti-kanabis iu gjetën në banesë 65 kg Mariuanë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.