Arkiv-Lajme të përditësuara
Kreu i komunitetit mysliman uron besimtarët për Kurban Bajramin.
Në prag të festës së Kurban Bajramit, e cila është festa më e madhe në kalendarit islamik ka ardhur urimi i Kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Brucaj. “Kjo ditë e bekuar, dita e sakrificës në konceptin njerëzor, është shumë më e madhe dhe më e begatë në aspektin hyjnor.
Bushati me Komitetin e Minoriteteve "Të forcojmë dialogun me pakicat"
Ministri Bushati zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve dhe me përfaqësues të shoqatave të minoriteteve të vendit tonë.
Ky takim, i cili kishte si qëllim forcimin e dialogut me shoqatat e pakicave, u zhvillua në kuadër të informimit dhe transparencës për rekomandimet e Këshillit të Evropës, mbi gjendjen e pakicave në vendin tonë.
Dosja e Ilia Karelit drejt pushimit kontrolli i zemrës doli pa rezultat.
Dosja penale e hapur në prokurorinë e Fierit lidhur me zbulimin e shkaqeve të vrasjes barbare të Kudret Kumes (Ilia Karelit), të kryer nga gardianët e burgut të Nigritas në greqi, po shkon drejt pushimit. Pak kohë më parë, prokuroria e Fierit ka administruar në dosje dhe provën e fundit, ekspertizën mjeko-ligjore të zemrës së Kudret Kumes, e cila mbëriti në Shqipëri gati një muaj më vonë, pas varrimit të trupit të ndjerit.
Pranga zyrtarit të komunës Gjoçaj regjistroi prona në shkelje me ligjin.
Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në Elbasan, në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Elbasanit, kanë bërë të mundur arrestimin e një zyrtari të Komunës Gjoçaj në Peqin për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Në pranga ka rënë Jemim Deja, me detyrë punonjës kadastre në komunën Gjoçaj është ndaluar, pasi sipas policisë ndaj tij Gjykata e Elbasanit kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi ka regjistruar prona në kundërshtim me ligjin.
Lushnje, kapet pedofili 63-vjeçar seks me vajzën e gruas së djalit.
Një rast pedofilie është shënuar në Lushnje. 63-vjeçari Feçorr Kiptiu është arrestuar nga policia nën akuzën se ka ngacmuar seksualisht vajzën 11-vjeçare të gruas me të cilën bashkëjeton djali i tij.
63-vjeçari banon në lagjen 20 Tetori në Lushnje në një shtëpi me djalin dhe bashkëjetuesen e tij, e cila vajzën e kishte nga martesa e saj e parë.
Denoncimi është bërë nga nëna e 11-vjeçare, ndërsa pas arrestimit, materialet proceduriale i kaluar për hetim Prokurorisë.
Objekte pa leje,Rama: Faleminderit qytetarë, çlirojmë qytetin pa bashki!
Teksa aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në Tiranë vijon për prishjen e objekteve pa leje, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar qytetarët për denoncimet e bëra për çlirimin e hapësirave të asaj që kryeministri e ka cilësuar qytet pa bashki.
Përmes postimit në rrjetin social Twitter, Rama nënvizon ndihmën e dhënë nga ana e qytetarëve në denoncimin e ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Shefi i qeverisë, vlerëson pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë aksion në çlirimin e hapësirave të përbashkëta publike, të një qyteti që sipas kryeministrit është pa bashki.
Tiranë, shpërthim në një fabrikë bitumi në Vaqarr, s'ka të lënduar
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë bitumi në fshatin Bulticë në Vaqarr. Pas raportimit të shpërthimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy zjarrfikëse dhe forcat e policisë. Shpërthimi ka ndodhur në dhomën e ngrohjes së ziftit.
Shpërthimi u regjistrua rreth orës 18:45, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.
Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje nuk raportohen të plagosur, por vetëm dëme materiale.
Vlorë, arrestohet 39-vjeçari. Dhunoi dhe kercenoi gruan me armën pa leje.
Policia ka arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje shtetasin Ergys Metushi 39 vjeç, banues në lagjen 10 Korriku Vlorë.
Në njoftimin e policisë thuhet arrestimi i tij u krye pasi për motive te dobëta ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë bashkëshorten e tij shtetasen A.M. 28 vjeçe
Ne cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe arma pa leje tip pistolete tip Ekol Special.
Durrës, pranga 22 vjeçarit shqiptar i shpallur në kërkim nga Interpoli
Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 22 vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Në pranga ka rënë Andi Leka, banues në lagjen Nr.8 në Durrës.
Sipas policisë, Leka ishte shpallur në kërkim nga Interpoli pasi Gjykata e Bergamos në Itali, më datë 02.08.2014 ka lëshuar ndaj tij Urdhër Arresti, pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”; vepra këto me maksimum denimi 12 vjet burgim.
Gjermania kritika Shqipërisë: Ngecje në bashkëpunimin kundër bandave
Në Gjermani po rritet gjithnjë e më shumë aktitiveti i bandave kriminale, të cilat janë mjaft mirë të organizuara me fije jashtë këtij vendi. Këto banda janë aktive jo vetëm si trafikantë apo shantazhues e kontrabandistë, por ato janë të organizuara edhe në vjedhjen e makinave, mashtrimet dhe vjedhjen e dyqaneve. Bandat me lidhje në Shqipëri renditen ndër vendet e para të kriminalitetit të organizuar në Gjermani.