Durrës, pranga 22 vjeçarit shqiptar i shpallur në kërkim nga Interpoli

Postuar në 02 Tetor, 2014 11:48

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 22 vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Në pranga ka rënë Andi Leka, banues në lagjen Nr.8 në Durrës.

Sipas policisë, Leka ishte shpallur në kërkim nga Interpoli pasi Gjykata e Bergamos në Itali, më datë 02.08.2014 ka lëshuar ndaj tij Urdhër Arresti, pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”; vepra këto me maksimum denimi 12 vjet burgim.

Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Durrës, për procedime të mëtejshme penale.   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.