Dosja e Ilia Karelit drejt pushimit kontrolli i zemrës doli pa rezultat.

Dosja penale e hapur në prokurorinë e Fierit lidhur me zbulimin e shkaqeve të vrasjes barbare të Kudret Kumes (Ilia Karelit), të kryer nga gardianët e burgut të Nigritas në greqi, po shkon drejt pushimit. Pak kohë më parë, prokuroria e Fierit ka administruar në dosje dhe provën e fundit, ekspertizën mjeko-ligjore të zemrës së Kudret Kumes, e cila mbëriti në Shqipëri gati një muaj më vonë, pas varrimit të trupit të ndjerit.
Mësohet se ekspertët shqiptarë gjatë kësaj kohe janë përpjekur të kryejnë ekzaminimet e nevojshme mbi zemrën e fierakut Kume, por nuk kanë arritur të dalin në asnjë konkluzjon për shkak se ident në zemër, ishin shkatërruar gjatë procesit të parë të ekzaminimit mjeko-ligjor të kryer nga laburantët grekë. Fill pas kësaj situate zemra i është dhënë familjarëve, ndërkohë që në dosjen e prokurorisë është administruar vetëm një akt mjeko-ligjor, ai i ekzaminimit të trupit, që përcakton se vdekja e shtetasit Kareli ka ardhur si pasojë e shokut kardiak në zemër.
Nisur nga kjo situatë tashmë hetimet në Shqipëri kanë mbetur në udhëkryq për shkak se prokuroria e Fierit është në pritje edhe të përgjigjes nga autoritet Greke, të cilët të konfirmojnë në rrugë zyrtare se për vrasjen e Kudret Kumes, ka filluar një proces penal nga drejtësia e këtij shteti. Sipas burimeve, sapo të mbërijë një përgjigje e tillë hetimet për këtë çështje do të pushohet, pasi nuk ka objekt juridik që të ndiqet penalisht në Shqipëri.
Add new comment