Arkiv-Lajme të përditësuara

Tiranë, policia arreston pak minuta pas vjedhjes 32-vjeçarin.

Postuar në 28 Shtator, 2014 14:17

Skuadrat Shqiponja e Policisë se Tiranës, ka kapur në flagrancë shtetasin Endri Kroi, 32 vjeç, banues në Tiranë, si autor të dyshuar të vjedhjes së disa sendeve brenda automjetit në pronësi të shtetases M.K.

Makina e shtetases M.K. ka qenë e parkuar në sheshin Nënë Tereza te Akademia e Arteve, në momentin kur është vjedhur, menjëherë pas ngjarjes njësia speciale e policisë ‘Shqiponja është vënë në dijeni.

SHBA, Nishani i ftuar në 5-vjetorin e Organizatës “Rrёnjёt Shqiptare”

Postuar në 28 Shtator, 2014 14:15

Gjatë vizitës së tij në SHBA, Presidenti Bujar Nishani ishte i ftuar edhe nga Organizata “Rrёnjёt Shqiptare”, e cila punon pёr promovimin e trashёgimisё kulturore shqiptare, pёr tё kremtuar pesёvjetorin e themelimit tё saj. Ndërsa ka falënderuar për ftesën, Kreu i Shtetit kjo organizatë vepron me efikasitet. Në fjalën e tij, Presidenti Nishani tha se SHBA-të e kanë mbështetur vendin tonë pa kushte, duke u shprehur se janë aleati dhe partneri strategjik i Shqipërisë.
 

Berisha: Fitorja e PD mund të vijë edhe përpara zgjedhjeve.

Postuar në 28 Shtator, 2014 11:11

Ish-kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka votuar sot për 150 anëtarët e Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike. Duke u shprehur se lista e kandidatëve është më përfaqësuesja, Berisha theksoi rëndësinë e ripërtëritjes së PD. Ndërsa iu referua fjalës së kreut të PD Lulzim Basha të mbajtur ditën e djeshme, ku u kërkoi ndjesë demokratëve e qytetarëve për gabimet gjatë qeverisjes së PD, Berisha tha se fitorja për këtë force politike mund të vijë përpara zgjedhjeve.
 

Rama: Shtëpia e Re e Kuqezinjve drejt përfundimit.

Postuar në 28 Shtator, 2014 11:10

ryeministri Edi Rama përmes rrjetit social ‘Twitter’ ka postuar një foto nga stadiumi ‘Elbasan Arena’ ku punimet duket se janë drejt përfundimit.

Bashkë me foton Rama ka shtuar edhe një postim duke shkruar se “Shtëpia e Re e Kuqezinjve drejt përfundimit”.

Në këtë stadium do të luhet edhe ndeshja e parë për eliminatoret e Euro 2016 përballë Danimarkës më 11 tetor.

Shkodër, plagoset me thike 19 - vjeçari pranë tregut të qytetit.

Postuar në 28 Shtator, 2014 08:32

Policia e Shtetit ka prangosur një 29 vjeçar pasi plagosi me thikë një të ri tjetër në lagjen Rus të Shkodrës.

19 vjeçari Viktor Gremusha ka mbetur i plagosur pas një debati me Nude Hassanin, me banim në Shkodër. Ky i fundit në gjaknxehtësi e sipër ka goditur me thikë Gremushën duke plagosur rëndë këtë të fundit.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus, pranë tregut të qytetit dhe motivi i plagosjes ka qenë për shkak të një konflikti banal.

Mashtruan me TVSH me vlerë 26 mln €, dërgohen për gjykim 14 persona.

Postuar në 28 Shtator, 2014 08:31

Katërmbëdhjetë persona dhe 9 kompani të administruara prej tyre janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës pasi akuzohen për përfshirje në një skemë mashtruese të rimbursimit të TVSh-së. Duke u marrë me shit-blerjen dhe përpunimin e skrapit, karta persona ishin bërë pjesë e një skeme gjigante mashtruese, e cila i ka sjellë shtetit një dëm prej 26 milionë euro.
 

Ndërron jetë 51 vjeçari, udhëtonte me motorr, u përplas me furgonin.

Postuar në 28 Shtator, 2014 04:47

Një 51 vjeçar, i cili u aksidentua ditën e djeshme tek Ura e Gjolës, pranë Fushë-Krujës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital.

Dedë Muça, ndërroi jetë sot në spital, ndërsa gjatë ditës së djeshme ai u përplas me një furgon, teksa po udhëtonte me motorr. Pavarësisht se ai u dërgua me urgjencë në spital, por në gjendje të rëndë,  nuk arriti tu shpëtojë dot plagëve të marra. 

SHBA, Nishani me sipërmarrësit shqiptarë: Më pranë se kurrë BE-së.

Postuar në 28 Shtator, 2014 04:46

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi një takim me anёtarёt dhe drejtuest e Rrjetit tё Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptarë (Albanian Professionals and Entrepreneurs Network) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me tё cilёt zhvilloi njё bashkёbisedim pёr zhvillimet nё Shqipёri, perspektivёn e integrimit, marrёdhёniet me Shtetet e Bashkuara, si dhe bashkёpunimin me diasporën.

Meta takon fermerët e Mollasit Prioritet prodhimi dhe infrastruktura.

Postuar në 28 Shtator, 2014 04:44

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me fermerët dhe banorët e komunës Mollas, në qarkun e Elbasanit. Diskutimi u përqëndrua kryesisht në problematikat e tregut të produkteve të kësaj komune dhe në përmirësimin e infrastrukturës.

Meta i shprehu banorëve të zonës mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë shqiptare për bujqësinë dhe garantoi rritjen e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës me qëllim rritjen e prodhimit vendas.

Vlorë, lihen të lira pas 13 ditësh dy peshkarexhat italiane

Postuar në 27 Shtator, 2014 14:59

Pas 13 ditësh, lihen të lira 2 peshkarexhat italiane nga policia kufitare e portit të Vlorës. Ka qenë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë që ka detyruar kompanitë e këtyre anijeve që të paguanin fillimisht masën administrative gjobë me një vlerë  prej 12 mijë dollarësh së bashku me detyrimet e tjera që i kanë shkaktuar policisë kufitar dhe rojës bregdetare.
 
Gjuetia e paligjshme dhe kalimi i kufirit pa dhënë informacion në autoritetet tona, mësohet se ka qenë vepra penale që kanë konsumuar drejtuesit e dy anijeve të peshkimit. 
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara