Tiranë, policia arreston pak minuta pas vjedhjes 32-vjeçarin.

Postuar në 28 Shtator, 2014 14:17

Skuadrat Shqiponja e Policisë se Tiranës, ka kapur në flagrancë shtetasin Endri Kroi, 32 vjeç, banues në Tiranë, si autor të dyshuar të vjedhjes së disa sendeve brenda automjetit në pronësi të shtetases M.K.

Makina e shtetases M.K. ka qenë e parkuar në sheshin Nënë Tereza te Akademia e Arteve, në momentin kur është vjedhur, menjëherë pas ngjarjes njësia speciale e policisë ‘Shqiponja është vënë në dijeni.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë.
 
Skuadrat Shqiponja e Policisë se Tiranës ka ndaluar 32-vjeçarin Endri Kroi në vendin e quajtur kryqëzimi i rrugës "Sami Frasheri" me atë të Bulevardit ‘Bajram Curri’. Ai tashmë do të përballet me akuzën e vjedhjes ndërkohë që polica ka nisur hetimet lidhur me ndonjë vjedhje tjetër të mundshme. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.