Vlorë, lihen të lira pas 13 ditësh dy peshkarexhat italiane

Postuar në 27 Shtator, 2014 14:59

Pas 13 ditësh, lihen të lira 2 peshkarexhat italiane nga policia kufitare e portit të Vlorës. Ka qenë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë që ka detyruar kompanitë e këtyre anijeve që të paguanin fillimisht masën administrative gjobë me një vlerë  prej 12 mijë dollarësh së bashku me detyrimet e tjera që i kanë shkaktuar policisë kufitar dhe rojës bregdetare.
 
Gjuetia e paligjshme dhe kalimi i kufirit pa dhënë informacion në autoritetet tona, mësohet se ka qenë vepra penale që kanë konsumuar drejtuesit e dy anijeve të peshkimit. 
 
Sipas të dhënave në bordin e këtyre anijeve janë gjetur 400 kg peshk i ka kapur në mënyrë të pa ligjshme në ujerat tona.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.