Arkiv-Lajme të përditësuara
Një 38 vjeçar ndalohet nga policia, përplasi me kamion 27 vjeçarin
Një 38 vjeçar është ndaluar nga policia e Sarandës, pasi ka përplasur me automjetin e tij kamion, një 27 vjeçar nga qyteti i Tiranës. Policia bën me dije se i ndaluari me inicialet I. K, është banues në Sarandë. Ndalimi i tij u krye pasi duke drejtuar automjetin tip kamion të markës Mercedes-Benz me te Vlorës ka dëmtuar E. H., i cili ka marrë plagë të lehta.
Vrasja u raportua si vdekje natyrale policia kap pas disa muajsh autorin.
E raportuar si një vdekje natyrale, ndarja nga jeta e Fatjon Tahirit, 34 vjeç e ndodhur në 24 janar 2014, në fakt ka qenë një vrasje e mirëorganizuar deri në detaje, e bërë për shkak të një prone. Policia e Tiranës ka bërë të ditur dje se, pas shumë muajsh hetimesh dhe përgjimesh ambientale dhe në terren ka mundur që të zbulojë dhe të vendos në pranga edhe personin e dyshuar për krimin. Në pranga është vënë 33-vjeçari Tatjan Gjashta, i cili është edhe personi i dyshuar për këtë krim të rëndë.
Itali, vrau gruan, shqiptari:S’duroja dot më tradhtinë prandaj e qëllova.
Kur unë isha në punë ajo më tradhtonte dhe unë nuk mund të duroja dot më”. Kjo është fjalia që shqiptari, Ardian Balliu, 44 vjeç ka thënë para policisë së Gjenovas, Itali, në momentin kur këta të fundit kanë mbërritur në banesën e tij dhe kanë gjetur të vdekur bashkëshorten e tij, Valmira Balliun, 30 vjeçe. 44-vjeçari e ka vrarë bashkëshorten e tij, mëngjesin e hershëm të ditës së djeshme, kur dy fëmijët e çiftit, 3 dhe 4 vjeç, ishin duke fjetur në dhomën tjetër.
Lazarat, policia sekuestron sërish drogë dhe municione.
Pas super aksionit të zhvilluar në komunën e Lazaratit për asgjësimin e bimëve narkotike dhe për sekuestrimin e armëve e municioneve, policia ka rinisur ditët e fundit një tjetër aksion për rikontrollin e territorit në këtë zonë.
Pas një arsenali armësh të gjetura ditën e djeshme që u zbuluan ditën e djeshme nga efektivët e policisë Gjirokastër dhe FNSH, sot janë gjetur 32.2 kg kanabis dhe disa municione.
Kakavijë, Policia Kufitare sekuestron 15 kg Mariuanë.
Në orët e mbrëmjes se djeshme efektivat e Policisë Kufitare Kakavijë gjatë kontrollit në vijën e dytë të automjetit Audi me targa AA 054 KC me drejtues Besmir Hoxha, kanë konstatuar poshtë sediljeve 8 pako të mbështjella me natriban të mbushura me Mariuan, gjithsej 15 kg.
Pas zbulimit të lëndës narkotike mbërritur grupi hetimor dhe specialistet e Seksionit Kundër Drogës ku dhe kanë bërë arrestimin e drejtuesit te mjetit.
Berat, drejtuesi i automjetit përplaset me pemën, 3 të plagosur.
Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave, ka ndodhur ditën e sotme në Berat. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ku drejtuesi i automjetit tip Benz me targa AA 749 GL ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë pranë Bashkisë së Beratit.
Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, Luan Selenica 52 vjeç si dhe dy pasagjerët, D.Selenica 17 vjeç dhe Ilir Jerës 40 vjeç. Ata janë dërguar në spitalin e Beratit për të marrë ndihmën mjekësore, ku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Rama: Në mes të luftës, Papa dha mesazhin e unitetit nga Shqipëria.
Kryeministri Edi Rama në një editorial të shkruar për prestigjozen amerikane “Huffington Post”, e ka cilësuar fantastike vizitën e Papa Françeskut në vendin tonë dhe mesazhin që ai ka përcjellë nga Shqipëria për paqe e unitet, në një kohë që siç shprehet kryeministri, bota është në mes të luftës.
Kallëzim penal Çefës, me mosveprime lejoi diskriminimin e shtetases suedeze.
Shoqata e Avokatëve Anti-korrupsion Shqiptarë ka kallëzuar penalisht nënkryetarin e KLD Elvis Çefa për cënimin e së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor për një shtetase suedeze, me baba shqiptar. Të kallëzuar në Gjykatën e Tiranës lidhur me këtë çështje janë edhe ish-kryeinspektorja e KLD, Valbona Vata, Kryeinspektorja e KLD Tiranë, Marsida Xhaferllari, dhe gjyqtarët që kanë gjykuar çështjen e shtetases Anna Vebi Nordstrom, por që janë dorëhequr nga çështja.
Tiranë, ekstradohen 2 shqiptarët të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ekstradoi ditën e djeshme nga Spanja dhe Gjermania dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kështu, nga Spanja është ekstraduar Sokol Selda 32 vjeç nga Elbasani, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar me masëne sigurisë arrest me burg, për veprën penale “vraje me paramendim e mbetur në tentativë”.
I arratisuri nga burgu grek, 5.4 vjet burg Ilir Kupës...për armë pa leje.
Gjykata e Tiranës, ka dënuar sot me 5 e vite e 4 muaj burg për amrëmbajtje pa leje, Ilir Kupën, shqiptarin e arratisur nga burgu i Trikalas në Greqi, dhe që aktualisht ndodhet në burgun 302.
Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Gjykata vendosi ta dënojë të shumëkërkuarin në Greqi, për akuzën e armëmbajtjes pa leje me 5 vjet e 4 muaj burg, e cila ju gjet në çantë gjatë arrestimit të tij, në 29 janar të këtij viti.