Vrasja u raportua si vdekje natyrale policia kap pas disa muajsh autorin.

Postuar në 26 Shtator, 2014 03:13

E raportuar si një vdekje natyrale, ndarja nga jeta e Fatjon Tahirit, 34 vjeç e ndodhur në 24 janar 2014, në fakt ka qenë një vrasje e mirëorganizuar deri në detaje, e bërë për shkak të një prone. Policia e Tiranës ka bërë të ditur dje se, pas shumë muajsh hetimesh dhe përgjimesh ambientale dhe në terren ka mundur që të zbulojë dhe të vendos në pranga edhe personin e dyshuar për krimin. Në pranga është vënë 33-vjeçari Tatjan Gjashta, i cili është edhe personi i dyshuar për këtë krim të rëndë. Policia ka bërë të ditur se, arrestimi është bërë nga efektivët e sektorit të operacioneve speciale, të cilët kishin ditë që po mbanin në vëzhgim 33-vjeçarin e dyshuar. Ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Ali Pashë Gucia”, jo shumë larg edhe Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.