Berat, drejtuesi i automjetit përplaset me pemën, 3 të plagosur.

Postuar në 25 Shtator, 2014 15:09

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave, ka ndodhur ditën e sotme në Berat. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ku drejtuesi i automjetit tip Benz me targa AA 749 GL ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë pranë Bashkisë së Beratit.

Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, Luan Selenica 52 vjeç si dhe dy pasagjerët, D.Selenica 17 vjeç dhe Ilir Jerës 40 vjeç. Ata janë dërguar në spitalin e Beratit për të marrë ndihmën mjekësore, ku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.