Lazarat, policia sekuestron sërish drogë dhe municione.

Postuar në 26 Shtator, 2014 03:09

Pas super aksionit të zhvilluar në komunën e Lazaratit për asgjësimin e bimëve narkotike dhe për sekuestrimin  e armëve e municioneve, policia ka rinisur ditët e fundit një tjetër aksion për rikontrollin e territorit në këtë zonë.
 
Pas një arsenali armësh të gjetura ditën e djeshme që u zbuluan ditën e djeshme nga efektivët e policisë Gjirokastër dhe FNSH, sot janë gjetur 32.2 kg kanabis dhe disa municione.
 
Sipas njoftimit të policisë përveç sasisë së drogës në lagjen Hone pranë varrezave te këtij fshati janë gjetur dhe sekuestruar 32 fishekë model 56, 2 granata dore, 4 predha granatahedhëse dhe 3 mbushje predhash granatahedhësë, të fshehura nën tokë.
 
Policia bën të ditur se do to vijojë kontrollin e detajuar në komunën e Lazaratit, për eliminimin e çdo lënde narkotike dhe për sekuestrimin e armëve që ndodhen në këtë fshat.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.