Arkiv-Lajme të përditësuara

Dy historitë e komunizmit që përlotën Papa Françeskun.

Postuar në 22 Shtator, 2014 14:21

Don Ernest Simoni dhe Murgesha Marie Kaleta, nga Hajmeli i Shkodrës ishin dy personazhet që përlotën Papa Françeskun gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Mediat italiane i kanë kushtuar një hapësirë të veçantë këtyre dy personazheve që kanë vuajtur në kohën e komunizmit. Jeta e dy personazheve shënoi për Atin e Shenjte momentin më të dhimbshem, që u komentua edhe si “përlotja e Papës”.

Paratë e vjedhura nga thesari do të zëvendësohen nga buxheti i shtetit.

Postuar në 22 Shtator, 2014 14:17

Vjedhja e parave në arkën stok pakësoi kapitalin e Bankës së Shqipërisë me 713 milionë lekë ose 7.1 milionë dollarë. Në këtë situatë drejtuesit e saj kanë vendosur që ta rikuperojnë kapitalin e humbur nga fitimi që banka derdh në buxhetin e shtetit. Kjo do të thotë se vitin e ardhshëm buxhetit të shtetit do t'i mungojnë 7.1 milionë dollarë, para të cilat mund të ishin përdorur për investime apo qëllime të tjera në shërbim të qytetarëve.  

Plagosja e 17 vjeçares, MAS shkarkon drejtoreshën e mësuesen.

Postuar në 22 Shtator, 2014 09:33

Ministria e Arsimit ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në shkollën “Hamdi Arapi” në fshatin Gjorm të Vlorës, ku gjimnazisti A.Arshirja ka plagosur me armë zjarri në ambientet e shkolles 17 vjeçaren E.Totaj.

Përmes një komunikate për shtyp, MAS bën të ditur se për ngjarjen në fjalë, janë shkarkuar menjëherë nga puna drejtoresha e shkollës Elsa Arshija, e cila është edhe halla e autorit si dhe mësuesja Dilore Arshija, nëna e autorit, ndërsa është dhënë vërejtje me paralajmërim edhe për mësuesin D.Z.

Halimi: Ligji për KLD, synohet kapja e sistemit të drejtësisë.

Postuar në 22 Shtator, 2014 06:26

- Partia Demokratike ka dërguar në Gjykatën kushtetuese tre ligjet për ndryshimet në KLD, Gjykatën Administrative dhe Shkollën e Magjistraturës, duke kërkuar pezullimin e tyre. Po ditën e sotme edhe Presidenti Nishani dërgoi në Kushtetuese ligjin për ndryshimet në KLD. Sipas Partisë Demokratike, kjo paketë ligjesh kërkon t’i heqë kompetenca Presidentit duke ia kaluar Kryeministrit. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Eduard Halimi tha se me këto ligje synohet të kapet politikisht sistemi i drejtësisë.
 

Qëllohet me armë 16-vjeçarja Ngjarja brenda gjimnazit në Vlorë.

Postuar në 22 Shtator, 2014 06:25

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në gjimnazin e fshatit Gjormë në Vlorë, ku një 16-vjeçare është qëlluar me armë nga një bashkëmoshatar i saj brenda ambienteve të shkollës.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se 16-vjeçarja, E.Totaj është qëlluar me dy plumba, njëri prej të cilëve i ka prekur shpatullën ndërsa tjetri në kokë.
 
Janë ende të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ku janë përshirë dy maturantët e gjimnazit të fshatit Gjormë. Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Pogradec,shembnin katin pa leje Një i vdekur dhe dy të plagosur.

Postuar në 22 Shtator, 2014 06:23

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë punimeve pët të shembur katin e tretë pa leje të lokalit 'Leon'.
 
Ngjarja ka ndodhur në një qytet në Pogradec, ndërsa vetë pronarët e objektit kishin punësuar disa punëtorë për të shembur vetë shtesën që kishin ndërtuar pa leje, pasi INUK u kishte lënë disa ditë afat kohë.

Ndërron jetë aktorja Besa Imami. Sot homazhet te Teatri Kombëtar

Postuar në 22 Shtator, 2014 01:49

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare aktorja e  skenës shqiptare, Besa Imami, e cila vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Aktorja Besa Imami ,ka lindur në 8 Gusht të vitit 1928 në qytetin e Gjakovës. Në vitin 1937, familja e saj u shpërngul nga qyteti i Gjakovës për t’u vendosur në Tiranë. Në kinematografi ajo do u bë e njohur për publikun e gjerë me rolin e Donika Kastriotit në filmin “Skëndërbeu” të realizuar në vitin 1953.

Sheshi “Nënë Tereza”, qindra vizitorë edhe pas ikjes së Papës

Postuar në 22 Shtator, 2014 01:26

Edhe pas ikjes së Papa Franceskut, sheshi “Nënë Tereza” është kthyer në një vend peligrinazhi për ata që nuk kanë mundur të jenë të pranishëm në meshën e shenjtë. Podiumi ku u mbajt mesha ka qenë vendi i preferuar për të bërë një foto si kujtim.
 

Papa lë 'tokën e shqiponjave', Rama: Krenar për këtë ditë të shënuar

Postuar në 21 Shtator, 2014 13:35

Pas 11 orë qëndrimi në Shqipëri, Papa Francesku ka përmbyllur vizitën e tij, duke fluturuar drejt Italisë. Avioni i Atit të Shenjtë la Shqipërinë në orën 19:45. Kryeministri Rama përcolli Papa Franceskun deri tek shkallët e avionit.

Në përfundim të takimeve në Tiranë e në qendrën “Betania” në Fushë-Krujë, Papa Francesku është takuar sërish me kryeministrin Rama në aeroportin e Rinasit, ku edhe bekoi për të dytën herë djalin e tij, Zaho Rama.

Papa Françesku bekon djalin e Kryeministrit Rama, Zahon

Postuar në 21 Shtator, 2014 13:33

Papa Françesku pak para largimit nga Tirana ka bekuar djalin e Kryeministrit Rama në ambientet VIP të aeroportit ‘Nënë Tereza.’

Pasi ka mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’, Papa Françesku është pritur nga Kryeministri Rama dhe pak çaste më pas ka mbërritur edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama bashkë me djalin në krahë, Zahon.

Ky është bekimi i dytë që Zaho ka marrë nga Papa Françesku, pasi të parin ai ia ka dhënë kur Linda Rama ishte në muajt e parë të shtatzënisë, gjatë vizitës që çifti kryeministror zhvilloi në Vatikan. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara