Pogradec,shembnin katin pa leje Një i vdekur dhe dy të plagosur.

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë punimeve pët të shembur katin e tretë pa leje të lokalit 'Leon'.
Ngjarja ka ndodhur në një qytet në Pogradec, ndërsa vetë pronarët e objektit kishin punësuar disa punëtorë për të shembur vetë shtesën që kishin ndërtuar pa leje, pasi INUK u kishte lënë disa ditë afat kohë.
Mësohet se viktima është 20-vjeçari Erland Shkira nga fshtati Lin i Pogradecit, ndërsa dy të plagosurit janë Vangjel Tavo nga Pogradeci dhe 37 vjeçari Astrit Koruni nga Prenjasi. Mësohet se të dy të plagosurit janë jashtë rreziku për jetën.
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se gjatë punimeve është shembur një pjesë e objektit duke zënë poshtë 3 prej punëtorëve dhe duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme njërit prej tyre.
Policia ka mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Cuman Shenaj: Djali ka qenë problematik, në Gjorm njerëzit të armatosur
Cuman Shenaj, anëtar i kryesisë së pleqësisë në fshatin Gjorm jep detaje rreth ngjarjes ku mbeti e plagosur adoleshentja brenda ambienteve të shkollës.
Shenaj tregon se 17-vjeçari ka qëlluar me dy plumba në korridorin e shkollës dhe më pas ka qëlluar edhe në oborr.
Djali ka qenë problematik tregon Shenajt, por nuk është io vetmi në fshatin Gjorm pasi ai shprehet se njerëzit lëvizin të armatosur.
Add new comment