Qëllohet me armë 16-vjeçarja Ngjarja brenda gjimnazit në Vlorë.

Postuar në 22 Shtator, 2014 06:25

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në gjimnazin e fshatit Gjormë në Vlorë, ku një 16-vjeçare është qëlluar me armë nga një bashkëmoshatar i saj brenda ambienteve të shkollës.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se 16-vjeçarja, E.Totaj është qëlluar me dy plumba, njëri prej të cilëve i ka prekur shpatullën ndërsa tjetri në kokë.
 
Janë ende të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ku janë përshirë dy maturantët e gjimnazit të fshatit Gjormë. Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Autori 17-vjeçari A.Arshija është kapur nga ana e policisë së qytetit bregdetar rreth 1 orë pas ngjarjes. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.