Arkiv-Lajme të përditësuara
Ish-gardiania që fuste në kurth "bosët", gjykata e mbyll në qeli.
Ish-gardiania e burgut të Vaqarrit, Klodiana Driza dhe i dashuri i saj Ermal Mrruku, janë lënë në burg nga gjykata e Krimeve të Rënda. Dy të arrestuarit kanë dalë dje para gjykatës ku janë njohur me masën e sigurisë, ndërkohë që gjatë procesit nuk kanë pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria.
Kukës, arrestohet braziliani. Provoi të kalonte kufirin me shpatë.
Drejtoria e Policisë Kukës bën me dije se ka arrestuar në pikën kufitare Morinë një shtetas brazilian që po kalonte kufirin i pajisur me një shpatë.
Shtetasit Viton Antonio Olivera Ferizai, 30 vjeç, i lindur në Gramado të Brazilit dhe banues në Prishtinë, gjatë kontrollit rutinë të ushtruar nga Policia Kufitare në Morinë, i’u gjet një shpatë me gjatësi 102 cm.
Vizita e Papës, policia bllokon qarkullimin në sheshin Nënë Tereza
Nga ora 20: 00 e mbrëmjes së sotme e deri në fund të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë nuk do të lejohet qarkullimi në sheshin Nënë Tereza.
Policia e Tiranës ka njoftuar gjithë drejtuesit e mjeteve që të evitojnë këtë aks, ndërsa thekson se ka marrë masa për qarkullimin normal të automjeteve në rrugët e tjera të kryeqytetit.
Arsyet e bllokimit të levizjes janë punimet që po bëhen në këtë shesh si dhe ngritja e altarit ku Ati i Shenjtë do të mbajë meshën të dielën në 21 shtator.
Itali, arrestohen 2 të moshuar shqiptarë te cilet shisnin kokainë
Një çift të moshuarish shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane ndërsa u kapën duke shitur kokainë të pastër.
Policia italiane në Perugia arrestoi shtetasen shqiptare me inicialet S.H dhe bashkëshortin e saj me inicialet S.S, të dy mbi 60 vjeç.
Ata janë arrestuar ndërsa i shitën një klienti një dozë kokaine të pastër për 100 euro.
Por pas kontrollit në shtëpinë e tyre, policia zbuloi të fshehur në tualet rreth 74 doza kokaine, me një total prej 80 gram.
Makina del nga rruga në aksin Rrëshen-Milot, plagosen 3 persona
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor Rrëshen-Milot. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në hyrje të Milotit.
Si pasojë e humbjes së kontrollit, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Operacion antikanabis në malin e Sopotiti, trafikanët qëllojnë policinë
Policia ka nisur një tjetër operacion antikanabis në jug të vendit, ndërsa ka hasur në kundërshtinë e trafikantëve të cilët nuk kanë nguruar që qëllojnë ndaj efektivëve.
Gjatë një operacioni në malin e Sopotit, policia është qëlluar nga trafikantët që transportonin drogë nga Lazarati drejt Delvinës.
Gjithashtu dhe policia është kundërpërgjigjur, ndërsa nga të shtënat fatmirësisht nuk ka të plagosur apo viktima.
Operacioni i policisë në malin e Sopotit vazhdon për të arrestuar trafikantët.
Sarandë, kapen 4 korrierë droge transportinin kanabis drejt Greqisë
SARANDE- Gjatë një operacioni blitz të Policisë Kufitare, në bashkëpunim me komisariatet e Sarandës dhe Delvinës, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 4 korrierëve që transportonin drrogë.
Ndalimi i tyre u krye në kufirin me greqinë gjatë një operacioni të kryer nga efektivë policie të disa komisariateve për kontrollin e kufirit. 4 korrierët, identieti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, po transportonin katër thasë të mbushur me kanabis sativa, të cilat janë sekuestruar nga Policia e Shtetit në cilësinë e provës materiale.
'Lazarati' dhe 'Territorialja' i dhanë statusin kandidat vendit!
VIENE - Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Rauning paraqiti sot raportin për Shqipërinë, përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE-SË në Vienë. Në raport theksohet se nismat e ndërmarra nga ana e qeverisë në këtë vit të parë qeverisë, veçanërisht aksionin antikanabis në Lazarat si dhe ndarja e re administrativo-territoriale i dhanë Shqipërisë, statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, në qershor të 2014.
Mirditë, vazhdojnë protestat e banorëve tek HEC-i i Qafë Mollës
MIRDITE- Pas protestave të ditës së djeshme mësohet se banorët e Qafë Mollës kanë vazhduar bllokimin e punimeve që kompania turke po kryen në HEC-in e kësaj zone. Ata kanë hyrë në kantier duke mos lejuar punëtorët të vazhdojnë aktivitetin normalisht.
Banorët shprehen se kanë dalë në protestë pasi u janë prishur të gjitha burimet ujore dhe pyllëzimi pranë banesave. Gjithashtu një nga arsyet e forta të bllokimit nga ana e tyre të këtij HEC-i është dhe pretendimi se nuk janë dëmshpërblyer për pronat e tyre.
Ekstradohet nga Anglia 39 vjeçari i shpallur në kërkim për vrasje në '97
TIRANE - Një 39 vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje, është ekstraduar sot nga Britania e Madhe drejt vendit tonë.
I ekstraduari është Andi Bardhoshi, vjeç 39, nga Durrësi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 18 vjet burg në mungesë, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim“ e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje.