Arkiv-Lajme të përditësuara
Shkatërrohet banda me 32 shqiptarë.
ITALI - Një bandë kriminale me 32 shqiptarë është shkatërruar nga policia italiane në një superaksion në disa qytete të shtetit fqinj.
Banda e shqiptarëve akuzohet për trafikimin dhe shpërndarjen e drogës në të gjithë vendin.
Operacioni i karabinierëve është zhvilluar në krahinat e: Chieti, Ascoli Piceno, Macerata, Bari, Ancona, Lucca dhe Genova.
Sipas hetimeve, organizata kriminale e shqiptarëve kishte trafikuar prej vitesh lëndë narkotike në qytete të Italisë dhe kishte disa baza aktive të sofistikuara në Abruzzo, Marche dhe Puglia.
Luftë padish mes bashkisë Tiranë INUK e MB për ndërtimet pa leje
Prishja e ndërtimeve pa leje në kryeqytet ka sjellë përplasje mes Bashkisë së Tiranës, INUK dhe Ministrisë së Brendshme. Ditën e sotme Bashkia e Tiranës ka bërë kallëzim penal për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, Drejtorin e Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe për ish-kreun e INUK Zyhdi Dajtin. Sipas Bashkisë së Tiranës këta zyrtarë kanë “shpërdoruar detyrën” sa i takon ndërtimeve pa leje në kryeqytet.
Po ditën e sotme, INUK ka dorëzuar në Prokuroritë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kallëzim penal ndaj dy funksionarëve të Bashkisë Tiranë Florenc Hoxhën dhe Vullnet Topallin.
Ndërron jetë spikeri i parë i lajmeve në Shqipëri, gazetari Kiço Fotiadhi
Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare gazetari i njohur shqiptar Kiço Fotiadhi i cili më 13 mars të vitit 1963, ka dhënë emisionin e parë të lajmeve në historinë e sapo nisur të Televizionit Shqiptar.
Kiço Fotiadhi është dekoruar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë me motivacionin: “Protagonist i shquar i ekranit televiziv, promovues i eventeve me rëndësi kombëtare, gazetar i njohur novator”.
Nesër në ambientet e RTSH zhvillohen homazhe në nder të Kiço Fotiadhit.
Bashkia: Papa Françesku ‘Qytetar Nderi’. Basha:Nder t’i dorëzoj titullin
Bashkia e Tiranës i ka akorduar titullin ‘Qytetar Nderi’ Papa Françeskut i cili do të vizitojë vendin tonë më 21 shtator të këtij viti.
“Për mua, është një nder i veçantë që në emër të qytetarëve të Tiranës, t’i dorëzojë Atit të Shenjtë titullin ‘Qytetar Nderi’.”-shprehet Basha.
Milano, Haxhinasto vijon takimet e punës me homologët e ballkanit
MILANO- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Haxhinasto, gjatë punimeve të Këshillit të Ministrave të Be në Milano, ka vazhduar takimet me homologët e tij të Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Kanë vijuar në diten e dyte punimet e Këshillit të Ministrave të transportit të BE në Milano, ku gjithashtu Ministri Haxhinasto përfaqëson Shqipërinë për herë të parë në një takim të këtij niveli për planifikimim strategjik të korridoreve evropiane.
Po kalonte mallra kontrabandë me autobus linje, arrestohet 43 vjeçari
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik e Financiar, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Porosia III” duke arrestuar në flagrancë një 43 vjeçar, për kalimin e mallrave kontrabandë, përmes një autobusi të linjës Tiranë-Prishtinë.
Në pranga ka rënë Shkëlqim Hoxha, ndërsa po për të njëjtën akuzë, janë proceduar në gjendje të lirë Dritan. G, 41 vjeç, banues në Lushnje, Barije.S, 54 vjeç, banuese në Tiranë, si dhe Marieza.H, 27 vjeç, lindur dhe banuese në Durrës.
Vrau me 6 plumba 28 vjeçaren në 'Bllok', gjykata: 35 vjet burg Ballës!
TIRANE - 35 vite burg ka dhënë Gjykata e Tiranës për Ndriçim Ballën, ish-nënoficerin e Forcave të Armatosura i cili vrau aksidentalisht një 28 vjeçare dhe la të plagosur objektivin e tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 9 Shtatorit të vitit të kaluar në një lokal në zonën e ish-bllokut në Tiranës.
Një borxh prej 25 mijë lekësh që vëllai i Ballës kërkonte nga i plagosuri Elton Fusha duket se ka qenë shkaku i këtij atentati. Majlinda Hoxha, e cila pinte kafe në lokalin që mbahej me qera nga Elton Fusha, mbeti e plagosur aksidentalisht ndërsa Balla kërkonte të vriste Fushën.
Angli, 4 shqiptarë në pranga për emigracion të paligjshëm
ANGLI- Ditën e hënë 4 shtetas shqiptarë u panë nga oficerë të policisë britanike duke dalë nga ana e pasme e një kamioni. Pas një ndjekje të shkurtër, ku u përfshi dhe një helikopter, të katërve i’u vunë prangat për emigracion të paligjshëm.
Shkodër, përplasen dy grupe, plagoset me armë 24-vjeçari.
Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur Ura Dervishbegut.
Sipas policisë ka ndodhur një shkëmbim zjarri mes dy grupeve nga dy makina.
Plumbat kanë plagosur 24-vjeçarin Elidon Peraj 24 vjeç, i cili ndodhet në siptalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen, si dhe për të arrestuar autorët e kësaj plagosjeje.
Vlorë, mbeten në burg 2 peshkatarët italianë, peshkonin pa leje në Sazan
Mbeten në burg dy shtetasit italianë të cilët u kapën dje nga policia kufitare e Vlorës, duke peshkuar në ujërat shqiptare pa leje, rreth 10 milje larg ishullit të Sazanit. Mësohet se Onofrio Comes 42 vjeç, dhe Pietro Tropiano, 61 vjeç, që të dy banues në Bari të Italisë, janë mbajtur në burg, ndërsa ndaj tyre ka nisur procedimi penal.