Shkatërrohet banda me 32 shqiptarë.

ITALI - Një bandë kriminale me 32 shqiptarë është shkatërruar nga policia italiane në një superaksion në disa qytete të shtetit fqinj.
Banda e shqiptarëve akuzohet për trafikimin dhe shpërndarjen e drogës në të gjithë vendin.
Operacioni i karabinierëve është zhvilluar në krahinat e: Chieti, Ascoli Piceno, Macerata, Bari, Ancona, Lucca dhe Genova.
Sipas hetimeve, organizata kriminale e shqiptarëve kishte trafikuar prej vitesh lëndë narkotike në qytete të Italisë dhe kishte disa baza aktive të sofistikuara në Abruzzo, Marche dhe Puglia.
Gjatë aksionit, policía sekuestroi 30 kilogramë drogë, ndërsa ende nuk bëhen të ditur emrat e shqitparëve të arrestuar.
Add new comment