Milano, Haxhinasto vijon takimet e punës me homologët e ballkanit

Postuar në 17 Shtator, 2014 07:57

MILANO- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Haxhinasto, gjatë punimeve të Këshillit të Ministrave të Be në Milano, ka vazhduar takimet me homologët e tij të Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Kanë vijuar në diten e dyte punimet e Këshillit të Ministrave të transportit të BE në Milano, ku gjithashtu Ministri Haxhinasto përfaqëson Shqipërinë për herë të parë në një takim të këtij niveli për planifikimim strategjik të korridoreve evropiane.

Ministri Haxhinasto ka zhvilluar takime kokë më kokë me krerët e transportit dhe infrastrukturës së Malit të Zi dhe Maqedonise, përkatësisht Ivan Brajoviç dhe Mile Janakieski.

Përgjatë bisedimeve me ministrin e Malit të Zi, Brajoviç, vend të veçantë zuri korridori Adriatiko-Jonian, si një projekt i përbashkët. Më konkretisht u fol për materializimin e punës duke filluar me përfshirjen e këtij projekti në planifikimin strategjik të nivelit rajonal, në Observatorin e Transportit të Europes Jug-Lindore, dhe në atë të koridoreve Europian TREN-T. Kjo gjë, sips të dyja palëve, do i hapte rrugeën studimit të fizibilitetit, projektimit dhe më pas zbatimit të këtij koridori me rendësi për të gjithë bregun perëndimor të Ballkanit.

Ndërsa gjatë takimit me homologun maqedonas, Mile Janakieski, fokusi u vu në koordinimin e punës si në transportin rrugor, dhe atë hekurudhor. Ministri Haxhinasto i kërkoi homologut Janakieski koordinim në pjesën maqedonase të rrugës së Arbërit, duke e konsideruar si një urë e rëndësishme lidhëse ekonomike dhe sociale. Gjithashtu, si parakusht për implementimin e suksesshëm të këtij projekti të rendësishëm për të dy vendet, Ministri Haxhinasto, propozoi trajtimin e lidhjes hekurudhore Shqiperi-Maqedoni si një e tërë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.