Luftë padish mes bashkisë Tiranë INUK e MB për ndërtimet pa leje

Prishja e ndërtimeve pa leje në kryeqytet ka sjellë përplasje mes Bashkisë së Tiranës, INUK dhe Ministrisë së Brendshme. Ditën e sotme Bashkia e Tiranës ka bërë kallëzim penal për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, Drejtorin e Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe për ish-kreun e INUK Zyhdi Dajtin. Sipas Bashkisë së Tiranës këta zyrtarë kanë “shpërdoruar detyrën” sa i takon ndërtimeve pa leje në kryeqytet.
Po ditën e sotme, INUK ka dorëzuar në Prokuroritë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kallëzim penal ndaj dy funksionarëve të Bashkisë Tiranë Florenc Hoxhën dhe Vullnet Topallin.
INUK e ka paditur drejtorin e Policisë Bashkiake Tiranë, Vullnet Topalli, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”.
Për të njëjtën shkelje INUK ka dorëzuar ka kallëzuar penalisht edhe Florenc Hoxhën, i cili aktualisht mban detyrën e kryeinspektorit të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, Bashkia Tiranë.
Gjatë takimit me drejtuesit e policisë të mbajtur më 25 gusht të këtij viti në lidhje me luftën ndaj krimit të mjedisit dhe mbrojtjen e territorit, Kryeministri Rama ka njoftuar shkrirjen e Inspektoratit Ndërtimor Urban Kombëtar dhe brenda 30 ditëve transformohet në funksion të punës së Policisë së Shtetit.
Add new comment