Arkiv-Lajme të përditësuara

Shkonin për të vrarë një të ri, bien në pranga 7 mirditorë

Postuar në 13 Shtator, 2014 05:23

Prej dy javësh ishin vënë në vëzhgim dhe përgjim me metoda seciale nga policia pasi ishin duke përgatitur një krim. Shtatë mirditorë janë arrestuar mbrëmjen e dy ditëve më parë nga forcat speciale, pasi nga hetimi i sektorit të Krimeve të Rënda, ishin marrë të gjitha informacione se, ata i ishin vënë pas dhe do të vrisnin të riun, Roan P., nga Lezha. E gjitha ngjarja, si fillesë të saj kishte një shkak banal, një sherr të ndodhur në një lokal.

Hyn në sherr për shokët, 18 vjecari vritet me thikë në zemër

Postuar në 13 Shtator, 2014 05:21

Një i ri u vra me thikë në zemër mbrëmjen e së Premtes në qendër të qytetit të Rreshenit rreth orës 22:00, ndërsa 18-vjecari hyri në një sherr mes dy grupeve të rinjsh për të ndihmuar shokët e tij.
 
Ardit Kola u qëllua me thikë nga 26-vjeçari Alban Molla, i cili u arrestua nga policía mëngjesin e të shtunës. Molla, banues në fshatin Tarazh ka pranuar autorësinë e krimit para forcave blu.
 
18-vjecari hyri në sherr për të ndihmuar shokët…po ziheshin për mënyrën e shikimit

Rrëshen/ Prangoset autori që qëlloi me thikë për vdekje 18-vjeçarin

Postuar në 13 Shtator, 2014 01:39

Një 26-vjeçar është arrestuar mëngjesin e së shtunës, pasi akuzohet për vrasjen e ndodhur një ditë më parë në Rrëshen, ku ngeli i vrarë me thikë një 18-vjeçar. Sipas policisë, mësohet se autori i dyshuar është Alban Molla, i cili gjatë një konflikti goditi me thikë Ardit Kokën, i cili më pas ndërroj jetë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së premtes në një lokal në rrugët kryesore të Rrëshenit, pas një sherri mes të rinjve në një lokal, ku ka mbetur i pajetë 18-vjeçari. I riu është qëlluar me thikë pranë shëtitores kryesore, ndërsa ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. 

Shpërthim në banesën e ish-futbollistit, te zona e Medresesë

Postuar në 13 Shtator, 2014 01:38

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e kryeqytetit mesnatën e së të premtes duke gdhirë e shtuna. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Medresesë në rrugën “Ibrahim Kazazi”. Shpërthimi ka ndodhur në banesën e ish-futbollistit Skerdi Bejzade dhe fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.Mësohet se në çastin e shpërthimit, në banesë ka qenë vetëm nëna e ish-futbollistit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Luftonte me ISIS në Irak, vritet një tjetër shqiptar nga Maqedonia.

Postuar në 12 Shtator, 2014 13:41

Një tjetër shqiptar, pjestar  i ISIS është vrarë në luftime në Irak. Sipas mediave maqedonase shqiptari që  ka humbur jetën është Mesud Musliu. Ai është nga Shkupi, dhe është shqiptari i dhjetë nga Maqedonia që humb jetën në luftrat në Lindjen e Mesme.
 
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendhsme në Maqeoni ky shtetas jetonte në Gjermani dhe mund të ketë hyrë në Irak në muajin prill.
 

Itali, arrestohen 2 shqiptarë,kapen me 2 kg kokainë e 1 kg marijuanë.

Postuar në 12 Shtator, 2014 13:39

Dy shqiptarë dhe një maroken janë arrestuar nga policia italiane në veri të Milanos, ndërsa janë sekuestruar 2 kg kokainë e pastër dhe 1 kg marijuanë. Në pranga kanë rënë dy shqiptarë të moshës 30 dhe 31 vjeç. Sipas policisë droga ka  një vlerë rreth 100.000 euro e ndërsa nga kontrolli në banesën e shqiptarëve janë gjetur dhe 80.000 euro. Arrestimet janë bërë në kohën kur shqiptarët do dorëzonin mallin tek marokeni.
 

Në Kushtetuese KLD, Magjistratura Presidenti Nishani 'përdor' Këshillin.

Postuar në 12 Shtator, 2014 13:38

Presidenti Bujar Nishani merr një tjetër nismë për të kthyer dy ligje që lidhen me reformën në sistemin e drejtësisë.  Këshilli i Lartë i Drejtësisë, aty ku Nishani është kryetar ka dërguar në Kushtetuese ligjin për KLD dhe shkollën e Magjistraturës.

Sipas KLD-së këto  ligje shkelin Kushtetutën dhe cënojnë kompetencat thelbësore të Këshillit. Nën drejtimin e zëvendës-kryetarit  Elvis Çefa, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zhvilluar një mbledhje, e ndërsa pretendon se këto dy ligje cënojnë drejtpërdrejtë funksionimin dhe kompetencat e KLD.

Shkeljet në BSH, ja evidentimet nga auditi i plotë i KLSH.

Postuar në 12 Shtator, 2014 13:37

Raporti përfundimtar i Auditimit të KLSH të Ushtruar në Bankën e Shqipërisë për periudhën 01.01.2012 - 31.12.2012, nxjerr në pah shkeljet e konstatuara në këtë institucion. Në shkresën dërguar në atë kohë Guvernatorit të BSH, kërkohej edhe zbatimi i disa masave, si dhe përfshiheshin propozime për ndryshime apo përmirësime të legjislacionit të BSH.
 

Viti i ri shkollor, nëndrejtori i 'Aleks Budës' grushte me mësuesin

Postuar në 12 Shtator, 2014 08:22

Ndërsa viti i ri shkollor pritet t’i hapë dyert nxënësve më 15 Shtator, përgatitjet e mësuesve për të qenë gati, duket se kanë nxehur gjakrat në një gjimnaz në Tiranë.
 
Nëndrejtori i shkollës “Aleks Buda” në Laprakë dhe një mësues i këtij gjimnazi, janë qëlluar me grushte me njëri-tjetrin. Mësuesit ishin mbledhur për planin e vitit të ri shkollor, ndërsa ende nuk dihet shkaku i konfliktit mes tyre.
 

Tiranë, arrestohet 24 vjeçarja, nxirrte fëmijët në rrugë për të lypur

Postuar në 12 Shtator, 2014 08:20

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme një 24 vjeçare e cila nxirrte në rrugët e kryeqytetit për të lypur fëmijët e saj.
 
Në pranga të policisë ka rënë Lida Dalipi, banuese në Tiranë, pasi dje rreth orës 13:30 në bulevardin “Zogu i Parë“, pranë ish stacionit të trenit është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke nxjerrë për të lypur fëmijët e saj të mitur me inicialet Sh.D, P.D, K.D dhe M.D
 
Gjithashtu siç njofton policia fëmijët e 24 vjeçarit u dorëzuan pranë Qendrës Sociale “ARSIS“.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara