Arkiv-Lajme të përditësuara
Asgjësohen 1230 bimë kanabis sativa, në kërkim autorët.
1230 bimë narkotike e llojit kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Vlorës.
Aksioni është zhvilluar në fshatin Kropisht, e ndërsa lënda narkotike ishte mbjellë në 2 parcela.
Bimët narkotike ishin me një lartësi prej 2.2 metra dhe ishin kultivuar në zonë pyjore, ndërsa u asgjësuan me djegie.
Sipas policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Tiranë, digjet banesa private dëmtohet lehtë një nga banoret.
Një banesë private është përfshirë nga flakët në zonën e Unazës së Re në kryeqytet. Si pasojë e flakëve është shkrumbuar banesa private ndërsa ka mbetur e lënduar lehtë Vjollca Brahimi e cila në momentin e zjarrit ndodhej në banesë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse si dhe policia të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për zjarrin të jetë shkëndija elektrike ose shpërthimi i një bombole gazi.
Vetëhelmimi i 17 vjeçares,familjarët 'Eskpertza tregoi se s'kishte incest'
Rreth 5 ditë pas vetehelmimit të 17-vjeçares, Xhoana Mikrezvani, e cila sipas policisë akuzoi të atin për përdhunimin e saj kanë regaur familjarët.Ata kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes pasi sipas tyre tashmë ata disponojnë edhe raportin mjeko ligjor të marrë në Tiranë, sipas të cilit inçesti i pretenduar nuk është faktuar. I tronditur nga ngjarja e rëndë xhaxhai i 17-vjeçares, Agron Mikrezvani, ka deklaruar se policia është nxituar me informacionin e dhënë pasi një gjë e tillë nuk është e vërtete.
Angli, trafikimi i qënieve njerëzore Raporti: 25 raste nga Shqipëria.
Trafikimi i qenieve njerëzore drejt Anglisë sa vjen dhe rritet nga viti në vit. Në një raport të fundit i përgatitur nga 50 ekspertë që merren më këtë çështje ka treguar se në Cardiff trafiku i qenieve njerëzor është duke u rritur nga viti në vit, me gratë që shfrytëzohen për prostitucion dhe fëmijët që detyrohen të punojë.
Sipas shifrave që jep raporti, pas Vietnamit dhe Nigerisë në listë është Shqipëria, ku janë regjistruar 25 raste të trafikimit. Nga Vietnami janë zbuluar 96 raste të trafikimit, e ndërsa nga Nigeria 67 raste.
Tenton të vetëvritet sërish në burg 25-vjeçari Ziza, i dënuar përjetë.
Ka tentuar sërish vetëvrasjen në burg 25-vjeçari Shpëtim Ziza, autor i vrasjes së 10-vjeçarit Bekim Cenga në Peshkopi në vitin 2007. Ziza ka tentuar të vetëvarët te banjot e burgut të Zaharisë në Krujë
21 vjecari u dënua në vitin 2009 me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe më pas vrasjen e 10-vjeçarit Bekim Cenga.
MZHUT marrëveshje me agjensinë turke, 30 mijë € asistencë teknike.
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit do të pajiset me pajisije bashkëkohore dhe do të ketë një dixhitalizim të të gjitha dokumenteve arkivore.
Kjo do të bëhët e mundur, pasi Ministrja Eglantina Gjermeni nënshkroi sot një protokoll bashkëpunimi më drejtorin ekzekutiv për Shqipërinë, të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, Birol Cetin.
Agjencia Turke ofroi një grant prej 30.000 eurosh asistencë teknike për përmirësimin e infrastrukturës logjistike dhe teknike të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit.
Akuza për sulme terroriste,shqiptari dhe tre gjermanë para gjykatës.
Katër persona të dyshuar si militantë islamikë, mes tyre një shqiptar kanë dalë para drejtësisë gjermane me akuzën se po ndërtonin një komplot për sulm me bombë në një stacion hekurudhor.
Sipas prokurorit gjerman Horst Salzamann 27-vjeçari, Marco Gaebel, shtetas gjerman, është i akuzuar për vendosjen e një bombe, në një çantë sportive në stacionin kryesor hekurudhor në Bon, në dhjetor të vitit 2012.
Bomba nuk ishte aktivizuar, por zbulimi i eksplozivit kishte shkaktuar alarm terrorist madhor dhe kaos të udhëtarëve në stacion, dy javë para krishtlindjeve.
Vlorë, përkujtohet 71-vjetori i krijimi të Çetës së Myzeqesë.
71-vjetori i krijimit të çetës partizane së Myzeqesë është përkujtuar më një ceremoni festive në fshatin Poro të Vlorës.
Pjesëmarrës ne ketë aktivitet ishin ish të afërm të veteraneve, drejtues të pushtetit lokal e vendore, teksa u kryen homazhe në lapidarin e vendosur në qendër të fshatit Pore në ndër të të rënëve.
Për deputeten socialistë, Valentina Leskaj, historia duhet të vlerësoje veprën e atyre që dhanë jetën për çlirimin e atdheut.
Çeta e Myzeqesë së Vlorës ushtroi aktivitetin e saj në shumë fshatra të bregut lumit.
Vlorë, asgjësohen 660 rrënjë kanabis, policia heton për kultivuesit.
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 660 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa të mbjellë në tokë publike në fshatin Gorishtë.
Nga burime brenda policisë së qytetit bregdetar mësohet se bima narkotike ishte në prag pjekjeje dhe me një gjatësi prej 2 metrash.
Ndërkohë policia e Vlorës pas asgjësimit të kanabisit të zbuluar ka nisur edhe hetimet për identifikimin e kultivuesve të saj.
Durrës,eliminohen ndotjet mjedisore e akustike gjatë eventeve artistike.
Eleminimi i ndotjes, fizike dhe akustike gjatë eventeve artistike apo aktiviteteve të ndryshme kulturore. Këtë synon një marrëveshje e nënshkruar mes këshillit qarkut Durrës dhe Bashkisë së qytetit bregdetar në kuadër të projektit të quajtur “Zero ndotje”
Këshilli i qarkut Durrës ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me bashkinë e qytetit Durrës për implementimin e projekti "Zero ndotje" i cili synon eliminimin e ndotjes akustike gjatë eventeve artistike apo festivaleve të ndryshme.