Arkiv-Lajme të përditësuara

Kukës, të përmbyturit nga liqeni i Fierzes kërkojnë dëmshpëblim

Postuar në 12 Shtator, 2014 06:25

KUKES - Rreth 5 mijë familje, tokat e të cilëve janë përmbytur nga ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës, kërkojnë dëmshpërblimin për pronat e tyre të cilat prej shumë dekadash gjënden nën ujë.

Ata thonë se çështja e pronave të tyre duhet të zgjidhet, pasi edhe komuniteti Europian i ka kërkuar Qeverisë Shqiptare që këtë cështje ta ketë prioritet.

Vdes punëtori nga moszbatimi i sigurisë në punë, pranga 2 persona

Postuar në 12 Shtator, 2014 06:23

TIRANE - Policia ka arrestuar dy persona të akuzuar se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, ku si pasojë ka gjetur vdekjen një 33 vjeçar pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim.

Fier, parandalohet vrasja, pranga 37 vjeçarit, iu gjet arma pistoletë

Postuar në 12 Shtator, 2014 06:22

Policia e Fierit ka parandaluar një vrasje ditën e sotme ndërsa ka arrestuar në flagrancë një 37 vjeçar. Në pranga ka rënë Menti Bogdani, pasi sipas policisë, ai qarkullonte me armë pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, në një çantë krahëqafe i është gjetur arma tip TT me 1 karrikator dhe 7 fishekë. Bogdani mësohet se po udhëtonte me mjetin e tij tip fuoristradë Land Rover me targa FR 9736 B, në momentin që i është zbuluar arma e zjarrit.

Efektivët blu sqarojnë se po punohet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fier, parandalohet vrasja, pranga 37 vjeçarit, iu gjet arma pistoletë

Postuar në 12 Shtator, 2014 06:21

Policia e Fierit ka parandaluar një vrasje ditën e sotme ndërsa ka arrestuar në flagrancë një 37 vjeçar. Në pranga ka rënë Menti Bogdani, pasi sipas policisë, ai qarkullonte me armë pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, në një çantë krahëqafe i është gjetur arma tip TT me 1 karrikator dhe 7 fishekë. Bogdani mësohet se po udhëtonte me mjetin e tij tip fuoristradë Land Rover me targa FR 9736 B, në momentin që i është zbuluar arma e zjarrit.

Efektivët blu sqarojnë se po punohet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Bushnesh/ Krim në familje, vëllai vret vëllanë për konflikte pronësie

Postuar në 12 Shtator, 2014 03:34

Vëllai vret me armë zjarri vëllanë e më pas vetëdorezohet në polici. Ngjarja e rënde ka ndodhur ne oret e para te mëngjesit ne fshatin Bushnesh në Krujë. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është Pal Marku, nderkohë që autori është Petrit Marku. Sipas policisë dy vëllezërit janë konfliktuar shpesh kohët e fundit. Mëngjesin e së premtes pas një sherri verbal të nisur mes dy vëllezërve, vëllai i vogël Petrit Marku, ka rrëmbyer një armë tip automatik që mbante dhe ka qëlluar në drejtim të vëllait më të madh Pal Marku.

Si do jetë sheshi “Nënë Tereza” Basha publikon foto të reja.

Postuar në 11 Shtator, 2014 15:25

Ndërkohë që pak ditë na ndajnë nga vizita e Papa Franceskut në vendin tonë, punimet për t’i dhënë një “fytyrë të re” sheshit “Nënë Tereza” në kryeqytet po vijojnë me ritme të larta. E ndërsa të gjithë bëhemi kuriozë sesi do të jetë pamja e re e këtij sheshi pas realizimit të plotë të punimeve, kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha sjell disa foto të projektit. Nga sa duket në foto, ky shesh nuk do të jetë më i ngarkuar nga trafiku, por do të shërbejë si një shesh pedonal për qytetarët, ku nuk do të mungojë gjelbërimi. 

Pranga 47-vjeçari, i dehur qëllonte me automatik në mes të fshatit.

Postuar në 11 Shtator, 2014 11:38

Një 47-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Krujës, ndërsa në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri automatik në brendësi të fshatit Larushk të Krujës.

Sipaspolicisë në pranga ka rënë Ibrahim Çupi , ndërsa akuzohet për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Kavaja i "merr" investitorët kinezë Italisë,Roshi:Binjakëzim me Tianjin.

Postuar në 11 Shtator, 2014 11:37

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi i cili ishte pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama në Kinë, në një intervistë për Radio Ejani tregon se po punon të tërheq investitorët kinezë në këtë qytet.

Transportonin 20 kg kanabis me furgon shkolle, kapen 3 autorët.

Postuar në 11 Shtator, 2014 06:42

Është finalizuar me sukses sot operacioni policor i koduar “Speed”, gjatë së cilit janë sekuestruar 20 kg kanabis janë ndaluar dy automjete, mes të cilëve edhe një furgon shkolle, ndërsa janë arrestuar edhe 3 persona, transportues të saj.
 
Kështu në pranga të policisë kanë rënë Dritan Barashima, 33 vjeç, banues në Tapizë të Krujës, Imer Brama, 54 vjeç, banues në Boranë të Krujës si dhe Bajram Çangu, 53 vjeç, banues në Nikël.
 

Tiranë, policia arreston për fshehje të ardhurash 6 taksistë pa licencë.

Postuar në 11 Shtator, 2014 06:40

Nga Strukturat e Policisë Tiranë janë referuar materialet në Prokurori për 6 – shtetas, për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave”, të cilët ushtrojnë aktivitet taksist të palicensuar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara