Vdes punëtori nga moszbatimi i sigurisë në punë, pranga 2 persona

Postuar në 12 Shtator, 2014 06:23

TIRANE - Policia ka arrestuar dy persona të akuzuar se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, ku si pasojë ka gjetur vdekjen një 33 vjeçar pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim.

Në pranga kanë rënë Kujtim Llorja 53 vjeç banues në Tiranë, kryeinxhiner i një firme konstruksioni dhe Eduart Nasto, 32 vjeç, lindur dhe banues në Fier. Sipas policisë, ditën e djeshme rreth orës 16:00, në rrugën “Hysen Xhura” nga moszbatimi i rregullave të sigurimit në punë nga të arrestuarit e mësipërm, duke punuar ka rënë nga një lartësi në një pallat në ndërtim dhe ka gjetur vdekjen Xhevit Lushi, 33 vjeç.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.